40 policë kanë dhënë dorëheqje nga puna pas ligjit të pagave.Kështu ka deklaruar sot për Gazeta Blic kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.
Pas kësaj ka reaguar eksperti i sigurisë, Drizan Shala, i cili thotë se situata është alarmante.Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për t’i ndalur këto veprime mungojnë disa pika.
Shala ka shtuar se nëse nuk veprojmë, do të dështojmë.Ai po ashtu thotë se po të ishte ministër i brendshëm, do të krijonte një kod financiar të policisë, që nuk do të kishte lidhje me ministrinë dhe policia të kishte pavarësinë e saj financiare.
Postimi i tij i plotë:
Që nga themelimi nga Policia janë largu mbi 1200 zyrtar dhe situata është edhe me alarmante në vitin 2023 ku kemi një trend të tillë në rritje.
Sepse për të ndalur keto veprime mungojnë keto pika:
Ligji për pensionimin e zyrtarëve policorë në moshën 55 vjeçare.
Ligji i pagave diskriminuese me koficente aktual.
Mos ekzekutimi i rrezikshmërise për zyrtaret e Policisë.
Mungesa e uniformave dhe veshmbathjeve në formen sistematik.
Mungesa e meritokracisë në gradim dhe avancim e trajnim.
Mungesa e hartimit të politikave progresive për institucionin në nivelin strategjik
Mungesa e sigurimit shëndetësor.
Pra shtetit të Kosovës , respektivisht taksapaguesit një zyrtar policor për të dal në detyrë ka afro 15,000 euro kosto, dhe nese miret edhe trajnimet tjera jemi duke folur për mbi 20.000 euro.
Nese nuk veprojmë do të dështojmë sepse ne krenohem me zyrtaret Policor në aksione për mbrojtje të integritetit , sigurise publike e asaj nacionale.Por asesi nuk e ngritemi zërin për çështjet fundamentale që kanë nevojë.
Nuk po foli edhe për munges të flotës dhe gjera tjera si antiplumba me skadenc , sprey me skadenc etj.Politika duhet të kthehet nga baza e njësive speciale në ndërtesen e Ministrisë për veprim.
Për Policinë e Kosovës, po të isha ministër, do të krijoja kodin e saj financiar dhe se mjetet nuk do të kishin lidhje me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku do të krijohej pavarësia institucionale, por mbi të gjitha garancitë operative.












