Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

40-vjeçari i plagosur nga shpërthimi në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, mjekët japin detaje

06/08/2026 - 10:46
në Lajme
A A
40-vjeçari i plagosur nga shpërthimi në Gjilan vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, mjekët japin detaje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy persona, njëri prej tyre rëndë u lënduan si pasojë e një shpërthimi brenda një veture në Gjilan.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të 40 vjeçari detaje për Klankosova ka dhënë shefi i Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka.

Uka tha se gjendja e përgjithshme vazhdon të jetë e rëndë.

“Pacienti, të cilit i referoheni, është sjellë mbrëmë në Qendrën Emergjente nga Spitali Rajonal i Gjilanit, pas lëndimeve të marra nga një mjet eksploziv. Në Qendrën Emergjente janë kryer ekzaminimet radiologjike dhe laboratorike. Pacienti është pranuar në gjendje të rëndë, me shok hemorragjik, ndaj i është nënshtruar menjëherë një intervenimi urgjent kirurgjik”, tha Uka. “Pas përfundimit të ndërhyrjes kirurgjikale, pacienti është transferuar për trajtim të mëtejmë në Njësinë e Mjekimit Intensiv. Lëndimet kryesore janë të lokalizuara në ekstremitetet e poshtme. Aktualisht, pacienti mbahet i sedatuar dhe i lidhur me aparaturë mbështetëse mjekësore”, shtoi ai.

E për rastin në fjalë, ka folur edhe drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Një pacient i lënduar është sjellë nga Spitali Rajonal i Gjilanit në gjendje të rëndë. Pas ekzaminimeve të kryera në Qendrën Emergjente, pacienti është dërguar në sallën e operacionit për ndërhyrje urgjente kirurgjikale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, ai është transferuar në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ) për trajtim të mëtejmë. Gjendja e pacientit vazhdon të jetë e rëndë”, ka deklaruar Syla.

JU REKOMANDOJMË

Shoqata e Qumështit thirrje Ministrisë: Publikoni provat jo vetëm prezantimet, kundërshtojmë dënimin publik pa prova

Shoqata e Qumështit thirrje Ministrisë: Publikoni provat jo vetëm prezantimet, kundërshtojmë dënimin publik pa prova
06/08/2026 - 11:48

Shoqata e Industrisë së Qumështit të Kosovës, e cila, përfaqëson kompanitë Aldi, Bylmeti, Drena, Golaj SHPK, Bio Sharri Progress, Kabi, Magic Ice, Qaushi, Rugove, Sharri Prizren, Abi, Vita,...

Më shumëDetails

Betohen deputetët e legjislaturës së 11 të Kuvendit të Kosovës

Betohen deputetët e legjislaturës së 11 të Kuvendit të Kosovës
06/08/2026 - 11:41

Janë betuar 11 deputetë të legjislaturës së 11 të Kuvendit të Kosovës, të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit. “Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës,...

Më shumëDetails

Haziri bisedon me dy deputetët e LVV-së para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit

Haziri bisedon me dy deputetët e LVV-së para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit
06/08/2026 - 11:37

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri është përshëndetur dhe ka biseduar me dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci e Blerim Gashi. Pasi u përshëndetën dhe...

Më shumëDetails

Trump vrapon pas vogëlushit: Nuk doja që të bëhej si Biden dhe të binte nga skena

Trump vrapon pas vogëlushit: Nuk doja që të bëhej si Biden dhe të binte nga skena
06/08/2026 - 11:17

Presidenti amerikan Donald Trump pati një menjëhershme kur vuri re se një djalë i vogël që ishte ngjitur në skenën e një aktiviteti të Partisë Republikane në Las...

Më shumëDetails

Më 10, 11 dhe 14 shtator deklaratat përmbyllëse në çështjen e Thaçit për administrimin e drejtësisë

Më 10, 11 dhe 14 shtator deklaratat përmbyllëse në çështjen e Thaçit për administrimin e drejtësisë
06/08/2026 - 10:56

Më 10, 11 dhe 14 shtator 2026 janë caktuar datat për mbajtjen e deklaratave përmbyllëse në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin...

Më shumëDetails

Aksidentohet në Gjermani autobusi i kompanisë “Barileva Turist!

Aksidentohet në Gjermani autobusi i kompanisë “Barileva Turist!
06/08/2026 - 10:41

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Gjermani ku është i përfshirë një autobus nga Kosova. Aksidenti ka ndodhur në rrugën Magdeburg-Hannover ku dyshohet se është i përfshirë edhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik

    Bie çmimi i naftës- Këto janë çmimet maksimale për sot

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këto janë produktet e qumështit në tregun e Kosovës dhe emrat e kompanive, në të cilat u gjet vaj palme i padeklaruar

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Aliu në Prokurorinë Speciale bashkë me avokatin Qerkini, zbardhen detaje të reja

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Edhe burri i Albulena Haxhiut godet LDK-në pas takimeve Kurti – Abdixhiku

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Dy të lënduar, njëri rëndë: Krejt çka dihet për eksplodimin e veturës në Gjilan

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë