Komuna e Skenderajt ka pranuar sot një donacion në vlerën e 400 mijë eurove, pajisje mjekësore për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj dhe për personat me aftësi të kufizuara, donacion ky i dhuruar nga shoqata Human Bridge në Suedi, ku në këtë rast kontribut të madh ka dhënë bashkatdhetari Xhafer Balaj.
Bashkatdhetari Balaj është pritur nga kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe drejtoresha për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Rrezarta Hasani – Ibrahimi.
Për të nderuar bashkatdhetarin Balaj, kryetari Nura i ka dhuruar mirënjohje, në nderim të kontributit për këtë donacion.













