Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në qytetin e Shtimes, ku një 48 vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës.
Gazeta Insajderi ka mësuar se kompania ku viktima po punonte është Doni Fruits.
Kompania Doni Fruits, është në pronësinë e deputetit të Vetëvendosjes nga Ferizaj, Ejup Ahmetit.
Vdekjen e punëtorit e ka konfirmuar Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizaj.
‘’Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime, një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës.Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij’’ ka thënë Veseli.
Veseli tutje tha edhe se “Rasti është iniciuar “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.














