Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

5 të arrestuarit në Pejë, pjesë e bandës së Demë Elshanit – katër pjestarët të tjerë të grupit ishin arrestuar para gati 1 muaji

22/02/2025 - 14:43
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
5 të arrestuarit në Pejë, pjesë e bandës së Demë Elshanit – katër pjestarët të tjerë të grupit ishin arrestuar para gati 1 muaji
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona në Pejë, pasi të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje’ dhe dhe ‘Shkaktimit të Rrezikut të Përgjithshëm’ ndaj dy viktimave në Pejë.

Pesë personat që u arrestuan nga Policia mbrëmë në lidhje me këtë rast janë: Fatos Çollaku, Roland Beqiri, Demokrat Muçaj, Dardan Ramqaj, dhe Shpend Kelmendi të cilët janë ndaluar për 48 orë.

Të arrestuarit janë hetuar nën dyshimin për veprën penale “Krim i organizuar” dhe për përgatitjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”. Të njëjtit dyshohet se kanë bërë marrëveshje, janë organizuar dhe kanë planifikuar kryerjen e një vrasje, si dhe janë përfshirë në krim të organizuar.

Ndërkaq, një muaj më parë ishin arrestuar Qëndrim Elshani, Mentor Dreshaj, Leon Dreshaj dhe Adrian Gashi. Tre të parëve gjykata iu kishte caktuar një muaj paraburgim, kurse i fundit u lirua në procedurë të rregullt.

Të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që udhëhiqet nga Demë Elshani, një i arratisur tash e 22 vite nga Kosova.

Sipas njoftimit të policisë, grupi kriminal i cili u shkatërrua pasi u kap në flagrancë duke pranuar armën për kryerjen e një vrasje në Pejë.

Qëndrim Elshani është nipi i Demë Elshanit, i cili po konsiderohet si kreu i grupit kriminal, që kërkohet nga autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare qysh nga viti 2003 për një serë vrasjesh e tentim-vrasjesh në Pejë.

“Pejë, Prishtinë 2024/2025 , NN- Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë planifikuar përgatitjen e vrasjes së viktimës. Të dyshuari janë zënë në flagrancë duke pranuar armët për kryerjen e veprës. Gjatë operacionit policor janë kontrolluar vendbanimet e të dyshuarave në katër lokacione të ndryshme ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, municion të kalibrave të ndryshme si dhe disa dëshmi tjera të rëndësishme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, tha Policia në njoftimin e lëshuar më 30 janar.

Demë Elshani nga Ozdrimi i Pejës, i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale, u rikthye në vëmendje pak ditë më parë pasi u përfol për porositjen e një sulmi me granatë dorë ndaj pronës së familjes Dezdari në Pejë.

Akuzat publike për këtë rast bënë që i shumëkërkuari nga autoritetet kosovare dhe ato ndërkombëtare të paraqitet për herë të parë pas 22 vitesh në një deklaratë publike audio të dhënë për gazetën online Reporteri.net.

JU REKOMANDOJMË

Kandidati shqiptar në epërsi ndaj atij maqedonas në këtë komunë
Lajme

Kandidati shqiptar në epërsi ndaj atij maqedonas në këtë komunë

02/11/2025 - 21:17
Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
Lajme

Bajrami: Përmes politikave të energjisë nga LVV-ja, qytetarët e Kosovës po vidhen 24/7

02/11/2025 - 21:14
Hajdutë amatorë pas vjedhjes së bujshme në Louvre, prokuroria: Një çift me fëmijë mes të arrestuarve
Lajme

Hajdutë amatorë pas vjedhjes së bujshme në Louvre, prokuroria: Një çift me fëmijë mes të arrestuarve

02/11/2025 - 21:11
PDK dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin për balotazh edhe në Prizren, pas Mitrovicës
Kryesore

PDK dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin për balotazh edhe në Prizren, pas Mitrovicës

02/11/2025 - 21:03
Kryetari i forumit rinor të LDK-së Shpat Neziri për “transferin” e VV-së: Nga viti 2023 nuk mbante asnjë post në LDK, edhe më herët ju kanë shërbyer tinëzisht
Lajme

Kryetari i forumit rinor të LDK-së Shpat Neziri për “transferin” e VV-së: Nga viti 2023 nuk mbante asnjë post në LDK, edhe më herët ju kanë shërbyer tinëzisht

02/11/2025 - 21:01
Rezultati zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, kush po prin në Tetovë me afro 83 për qind të votave të numëruara?
Lajme

Rezultati zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, kush po prin në Tetovë me afro 83 për qind të votave të numëruara?

02/11/2025 - 20:27

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

    Koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë, reagon Faton Peci

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Falsifikoi dokumentet e pronave të AKP-së dhe i shiti më pas, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • LDK e PDK bëhen bashkë në Prizren, kundër Abrashit të VV-së

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Udhëheqësi i Lëvizjes Deçanit në Mitrovicë sulmon Arian Tahirin, bën apel të votohet Faton Peci

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Zyrtare: Nënshkruhet koalicioni PDK-LDK në Mitrovicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë