Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Tre shqiptarë humbën jetën në kantier ndërtimi në Vjenë – por kush është përgjegjës?

22/03/2026 - 15:34
në Lajme
A A
Tre shqiptarë humbën jetën në kantier ndërtimi në Vjenë – por kush është përgjegjës?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Katër punëtorë, ndër ta tre kosovarë humbën jetën të martën e kaluar në një aksident tragjik në kantierin e ndërtimit në qarkun Alsergrund të Vjenës.

Pas tronditjes dhe pikëllimit, pyetja e cila vazhdon të parashtrohet gjithnjë e më shumë është: Kush është përgjegjës për këtë tragjedi?

Çfarë ndodhi saktësisht në kantierin e ndërtimit në Porzellangasse pranë Bauernfeldplatz(Bezirk 9), ku gjashtë apartamente të reja po ndërtohen në çatinë e një pallati klasik vjenez, mbetet kryesisht e paqartë.

Dëshmitarët kanë thënë se punëtorët pas punimeve të betonit, ishin ulur së bashku në skela duke pirë duhan në oborrin e ngushtë kur u rrënua skela: skela dhe kallëpet e betonit u rrënuan, pastaj u dëgjuan britma, të përcjellura me një përplasje të fuqishme nëpër skele dhe një e dëgjuar tjetër: bum. Pastaj pasoi heshtje.

Heshtje vdekjeprurëse, shkruan në artikullin përmbledhës të ngjarjes, gazeta austriake oe24.at, përcjell albinfo.at.

Siç është raportuar, shërbimet e emergjencës u njoftuan rreth orës 14:30. Vetëm pas një ore e gjysmë, shërbimi profesional i shpëtimit raportoi për një punëtor me lëndime të rënda në kokë dhe në shtyllën kurrizore. I lënduari është një shqiptar 45-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili u dërgua menjëherë në spital.

Albinfo.at merr vesh se gjendja e të lënduarit është stabile. Gjatë orëve në vijim, përmasat e plota të tragjedisë u bënë të qarta: e gjithë konstrukti i betonit, së bashku me pesë personat mbi të, ishin shembur, duke rënë në një hapësirë të kufizuar nën rrënoja dhe betonin e lagësht që gradualisht u ngurtësua. Zjarrfikësit u përpoqën t’i tërhiqnin viktimat me dorë, duke kërkuar përfundimisht përdorimin e pajisjeve të specializuara.

U vendosën dronë dhe shërbimi i ndihmës në rast fatkeqësish dërgoi ekipin e tij të vendndodhjes akustike dhe njësinë e qenve të kërkim-shpëtimit. Por, në fund pas gjitha përpjekjeve të tyre, shpëtimtarët u detyruan të pranonin se, të katër burrat që ishin raportuar të zhdukur ishin të vdekur.

Pesë fëmijë mbetën pa baballarët e tyre

Rasti tragjik në aksidentin e Vjenës ka prekur thellë komunitetin shqiptar ne Austri. Mediat sociale janë vërshuar me ngushëllime për familjet, miqtë dhe kolegët e tyre. Ngushëllime kishte edhe nga krerët politike në Kosovë si dhe nga Ambasada e Kosovës në Austri, e cila kjo e fundit ka treguar një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj këtij rasti. Me një minutë heshtje u nderuan viktimat edhe në mbledhjen e fundit nga qeveria e Kosovës, raporton albinfo.at.

Të tre viktimat nga Kosova kishin vite që jetonin në Vjenë. Te tre ishin te martuar dhe me fëmijë: Pajtim Bajrami(36)nga Klina e Ultë e Skenderajt la pas vetës gruan dhe dy vajza. Ish -veterani i UÇK-së, Asllan Musliu (49) nga Opoja e Prizrenit ka lëne pas gruan dhe një vajzë ndërkohë Istref Zekaj(46) nga fshati Mojstri i Istogut po ashtu ka lënë gruan dhe dy vajza. Edhe viktima i katërt, Elvis Babiq (32) boshnjak nga Novi Pazari ka qenë i martuar dhe me tre fëmijë.

Pas autopsisë, të gjithë viktimat janë dërguar në vendlindje dhe lamtumira e fundit iu është dhënë dje në varrezat e familjarëve të tyre.

Kush është fajtori i kësaj tragjedie?

Pas gjithë kësaj tragjedie, tashme pyetja esenciale është: Kush është fajtor për katastrofën dhe tragjedinë pasuese, dhe për këtë arsye duhet të përgjigjet për to në gjykatë dhe para të pikëlluarve – të cilët ka të ngjarë të bashkohen në procedurat me kërkesa të justifikuara për kostot – është ende plotësisht e paqartë. Nga njëra anë, është kontraktuesi i projektit i cili me krenari kishte postuar në faqet e tyre në rrjetet sociale vendin e punishtes duke e cilësuar këtë projekt si mjaft të sukseshëm si për kompaninë ashtu edhe një hapësirë shtesë jetesë për banorët.

Në anën tjetër përgjegjëse për këtë tragjedi po fajësohet edhe kompania e cila ishte duke kryer punët në këtë punishte: A u derdh beton shumë dhe shpejt dhe me urdhër të kujt? Apo drejtuesi i vinçit, do te duhej të ishte me i kujdesshëm dhe nga lartë të shihte gjithë situatën, apo ishte thjeshtë një problem teknikë?

Deri me tash sipas gazetave austriake, vetëm kompania kontraktuese e këtij projekti ka lëshuar një deklaratë duke shprehur hidhërimin dhe ngushëllimet e saj të thella për familjet:

“Jemi thellësisht të trishtuar nga incidenti tragjik në një nga kantieret tona të ndërtimit. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për të prekurit dhe familjet e tyre… Nga respekti për viktimat dhe në dritën e hetimit në vazhdim, ju kërkojmë mirëkuptimin tuaj që nuk mund të publikojmë detaje të mëtejshme në këtë kohë. Ju kërkojmë që ta trajtoni situatën me respekt…”, shkruhej në një artikulli nga gazeta heute.at.

Ajo që është bërë e ditur deri me tash është një raport fillestar i paraqitur në Zyrën e Prokurorit Publik dhe Inspektorati i Punës është gjithashtu i përfshirë. Më pas, ekspertët do të marrin përsipër dhe te dalin me një konkluzion; Përvoja e derutashme na ka mësuar se për te pasur një raport te detajuar do te duhen jave apo muaj pritje, kështu që kjo tragjedi e tmerrshme do të vazhdojë të na preokupojë edhe për një kohë të gjatë.

Duhet theksuar se shumë qytetar mbrëmë janë mbledhur te vendi i aksidentit ku përpos qe kane bërë homazhe dhe kane ndezur qirinj kane kërkuar nga autoritetet austriake hetim te plotë dhe te shpejte të këtij aksidenti./abinfo/

JU REKOMANDOJMË

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua

Kurti udhëheq mbledhjen e LVV-së, ja çfarë u diskutua
23/10/2026 - 22:57

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sonte një mbledhje të përbashkët me drejtuesit e Qendrave të saj në Kosovë dhe në mërgatë, ku ndër të tjera është diskutuar edhe për...

Më shumëDetails

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente

Tirana në qetësi, të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa incidente
23/10/2026 - 22:34

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard, qëndruan aty disa orë pa krijuar incidente me...

Më shumëDetails

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet

Haxhiu: Kuvendi do të vendosë nëse do të ketë Ligj për Specialen, sipas një vendimi të Kushtetueses ai s’mund të ndryshohet
23/10/2026 - 22:24

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se institucioni që drejton do të vendosë nëse do të ketë ose jo Ligj për Gjykatën Speciale, kjo pas...

Më shumëDetails

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet

Maqedonci: Investimet në FSK mbeten prioritet
23/10/2026 - 22:11

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke nisur rrugëtimin e tyre në shërbim të Republikës së Kosovës. Ministri i Mbrojtjes, Ejup...

Më shumëDetails

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez

Shiroka-Pula mori pjesë në seancën për 70-vjetorin e Revolucionit hungarez
23/10/2026 - 21:46

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sot në seancën solemne të Parlamentit të Hungarisë, të organizuar me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit hungarez të...

Më shumëDetails

OJQ-ja e themeluar nga burri i Fitore Pacollit dhe ajo e djalit të Blerim Haxhiajt përfitojnë projekte mijëra eurosh nga Ministria e Kulturës

OJQ-ja e themeluar nga burri i Fitore Pacollit dhe ajo e djalit të Blerim Haxhiajt përfitojnë projekte mijëra eurosh nga Ministria e Kulturës
23/10/2026 - 21:15

Organizata e cila është bashkëthemluar nga Ilir Dalipi, burri i Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, dhe ajo Glauk Haxhiajt, djalit të gazetarit të afërt me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Nis intervistimi i Gani Gecit në Prokurori

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Ky është personi i arrestuar nën dyshimet për fajde dhe detyrim

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë