Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht

14/07/2026 - 08:10
në Kryesore, Lajme
A A
“50 mijë euro dorëzani” – Çfarë dihet për kërkesën e Thaçit për lirim me kusht
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ditë më parë u bë e ditur se mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, ka kërkuar nga Gjykata Speciale në Hagë lirimin e tij me kusht, duke ofruar garanci financiare 50 mijë euro, gjersa lidhur me këtë janë deklaruar edhe nga Gjykata Speciale.

Siç është bërë e ditur në kërkesën e mbrojtjes thuhet se ish-presidenti Thaçi nuk paraqet rrezik të arratisjes dhe se ai ka ofruar garanci financiare 50 mijë euro për të siguruar lirimin e tij.

Ndër të tjera në kërkesë bëhet e ditur edhe për kushtet të cilat, ish-presidenti, është i gatshëm t’i pranojë.

Aty, përveç garancisë prej 50 mijë eurosh, thuhet se, Thaçi nuk do të largohet nga territori i Kosovës, dhe se ai, do të dorëzojë pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi.

Po ashtu, thuhet se, Thaçi do të përmbahet nga bërja e çdo deklarate publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi në media dhe, ose në rrjetet sociale, si dhe, ai nuk do të diskutojë përmbajtjen e çështjes së tij me askënd, përveç anëtarëve të caktuar të ekipit të tij mbrojtës.

Kushtet e publikuara në kërkesë:

Z. Thaçi është i gatshëm t’u përmbahet kushteve të ngjashme me ato që u janë vendosur bashkë të akuzuarve të tij, të cilat janë cilësuar si “një kornizë e provuar dhe e përshtatshme për lirimin e përkohshëm”,⁵⁵ ose çdo kushti tjetër që Gjyqtari i Vetëm i Gjykimit (GVG) e konsideron të përshtatshëm, përkatësisht:

a) Z. Thaçi nuk do të largohet nga territori i Kosovës, përveç nëse autorizohet për këtë nga një trup gjykues kompetent i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK);

b) Z. Thaçi do t’ia dorëzojë Regjistrarit pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi, përfshirë vizat dhe çdo dokument identifikimi që mund të përdoret për udhëtim. Ky detyrim shtrihet edhe mbi çdo pasaportë ose dokument të ri udhëtimi që mund t’i lëshohet nga autoritetet e Kosovës ose autoritete të tjera pas nxjerrjes së këtij vendimi. Nëse prania e z. Thaçi kërkohet në selinë e DhSK-së, Regjistri do t’ia vërë në dispozicion pasaportën vetëm për atë qëllim. Pas kthimit të tij në Kosovë, pasaporta do t’i dorëzohet sërish Regjistrarit;

c) Z. Thaçi do të japë adresën ku do të banojë në Kosovë gjatë gjithë kohëzgjatjes së procedurës gjyqësore dhe do të kërkojë leje nga DhSK-ja përpara çdo ndryshimi të vendbanimit;

d) Z. Thaçi do të depozitojë pranë Regjistrarit, si kusht paraprak për lirimin e tij, një garanci financiare në formën e një transferi monetar në shumën prej 50.000 eurosh në llogarinë e Regjistrit;

e) Z. Thaçi do të përmbahet nga çdo kontakt ose komunikim, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë (nëpërmjet çdo personi tjetër), të çfarëdo lloji dhe me çfarëdo mjeti, me bashkë të akuzuarit e tij (Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi);

f) Z. Thaçi do të përmbahet nga çdo kontakt ose komunikim, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë (nëpërmjet çdo personi tjetër), të çfarëdo lloji dhe me çfarëdo mjeti, me çdo person për të cilin ai e di se është dëshmitar në këtë ose në ndonjë çështje tjetër para DhSK-së;

g) Z. Thaçi do të përmbahet nga çdo kontakt ose komunikim, të drejtpërdrejtë apo të tërthortë (nëpërmjet çdo personi tjetër), me çdo person që në Aktakuzën e Ndryshuar të Konfirmuar pretendohet se ka marrë pjesë ose ka ndihmuar në sjelljen penguese objekt të kësaj çështjeje;

h) Z. Thaçi nuk do të diskutojë përmbajtjen e çështjes së tij me askënd, përveç anëtarëve të caktuar të ekipit të tij mbrojtës, përfshirë edhe anëtarët e ngushtë të familjes, dhe do t’i informojë çdo personi që bën pyetje lidhur me çështjen e tij se ai i nënshtrohet një ndalimi të tillë nga DhSK-ja;

i) Z. Thaçi do të përmbahet nga bërja e çdo deklarate publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi (për shembull, nëpërmjet anëtarëve të familjes), në media dhe/ose në rrjetet sociale lidhur me DhSK-në, Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe/ose çdo procedurë para DhSK-së;

j) Z. Thaçi do të paraqitet për një verifikim javor pranë Policisë së Kosovës, në përputhje me procedurat e përcaktuara nga Regjistrari;

k) Z. Thaçi do të dorëzohet në paraburgimin e DhSK-së, nëse urdhërohet për këtë, dhe do të marrë pjesë në çdo seancë gjyqësore sipas kërkesës së DhSK-së. Çdo mosparaqitje para DhSK-së, sipas urdhrit, do të sjellë konfiskimin e garancisë financiare të parashikuar në nënparagrafin (d), si dhe lëshimin e menjëhershëm të një urdhër-arresti;

l) Z. Thaçi do ta njoftojë Regjistrarin për adresën ku do të qëndrojë gjatë kohës që ndodhet në territorin e Shtetit Pritës për të marrë pjesë në seancat gjyqësore dhe do t’u përmbahet çdo kufizimi të lëvizjes në territorin e Shtetit Pritës që mund t’i vendoset gjatë periudhës së qëndrimit të tij atje;

m) Z. Thaçi do ta respektojë klasifikimin konfidencial të vendimit për lirimin e tij dhe nuk do ta publikojë, zbulojë apo diskutojë në çfarëdo mënyre përmbajtjen e tij, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me asnjë person, përfshirë çdo të akuzuar në Objektin e Paraburgimit dhe anëtarët e familjes së tij, me përjashtim të avokatit të tij dhe anëtarëve të caktuar të ekipit mbrojtës, derisa vendimi të bëhet publik me urdhër të GVG-së; dhe

n) Z. Thaçi do t’i përmbahet çdo vendimi, urdhri ose udhëzimi tjetër të Gjyqtarit të Vetëm të Gjykimit dhe të Regjistrarit.

Specialja flet për dorëzaninë e Hashim Thaçit

Nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë bëhet e ditur se trupi gjykues do të marrim vendimin në kohën e duhur, lidhur me kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim me kusht dhe ofrim të disa garancive përfshirë edhe dorëzanin prej 50 mijë euro.

“Trupi Gjykues do të nxjerrë një vendim lidhur me këtë kërkesë në kohën e duhur”, ka deklaruar për Radio Dukagjinin, zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle.

Kërkesën për lirim me kusht të ish-presidentit, Hashim Thaçi mbrojtja e tij e ka parashtrua më 6 korrik të këtij viti dhe brenda një afati të arsyeshëm trupi gjykues duhet të kthej një përgjigje.

Përveç garancisë prej 50 mijë eurosh, thuhet se Thaçi nuk do të largohet nga territori i Kosovës, dhe se ai do të dorëzojë pasaportën dhe çdo dokument tjetër udhëtimi.

Po ashtu, thuhet se, Thaçi do të përmbahet nga bërja e çdo deklarate publike, drejtpërdrejt ose tërthorazi në media dhe, ose në rrjetet sociale, si dhe, ai nuk do të diskutojë përmbajtjen e çështjes së tij me askënd, përveç anëtarëve të caktuar të ekipit të tij mbrojtës. /Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Me armë e maskë hyri ta grabiste argjendarinë “Halimi Gold” në Gjilan, por pronari ia prishi planin, arrestohet 18-vjeçari

Sikur në filma: Hajnat hyjnë me forcë në një shtëpi në Vushtrri dhe vjedhin sasi të madhe ari
14/07/2026 - 08:51

Një tentim grabitjeje me armë në një argjendari në qendër të Gjilanit është parandaluar falë reagimit të pronarit dhe ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, raporton Sinjali. Sinjali mëson...

Më shumëDetails

“Negociatat e Kurtit janë vetëm për të blerë kohë, synimi është ta çojë vendin në zgjedhje të reja në dhjetor“

Kurti i kërkon BE’së të punojë për të siguruar statusin e kandidatit për Kosovën: Premtimi juaj është zgjerimi
14/07/2026 - 08:39

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, vlerëson se negociatat që ka nisur Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë për qëllim arritjen e një marrëveshjeje politike për krijimin e institucioneve të reja,...

Më shumëDetails

Plagosja me pesë plumba në Pejë: Vetëdorëzohet i dyshuari (Emri)

Plagosja me pesë plumba në Pejë: Vetëdorëzohet i dyshuari (Emri)
14/07/2026 - 08:24

Personi që dyshohet se qëndron pas plagosjes me armë zjarri të një qytetari në Pejë është vetëdorëzuar në Polici, pas disa orësh kërkimesh intensive dhe bastisjes së shtëpisë...

Më shumëDetails

Mërgimtarët po vijnë/ Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Kolona në Merdarë, kjo është gjendja në pikat kufitare
14/07/2026 - 08:00

Edhe pse sezoni veror ka sjellë shtim të lëvizjeve, në pikat kufitare të Kosovës deri më tani nuk është shënuar fluksi i madh i udhëtarëve. Sipas të dhënave...

Më shumëDetails

Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

Ky është personi i plagosur sonte në Pejë
13/07/2026 - 23:45

Një person dyshohet se është plagosur sonte në Pejë. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, tha se në vendin e ngjarjes po qëndrojnë dy prokurorë. Veriu.info...

Më shumëDetails

Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit
13/07/2026 - 23:19

Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në orët e mbrëmjes në Pejë. Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    Ky është personi i plagosur sonte në Pejë

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Plagosja në Pejë, policia jep detajet e fundit

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandali i radhës me naftëtarët: Inspektorati e dërgon në gjykatë “DHF Company” të Hysen Jusajt për abuzim me çmimet e naftës

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ky është personi që u gjet i vdekur në banesë në Mitrovicë, varrimi bëhet nesër në Prekaz

    283 Shpërndaje
    Shpërndaje 113 Tweet 71
  • Specialja flet për dorëzanin e Hashim Thaçit

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë