
Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë e informuar prej inteligjencës që do të ketë sulme ose kidnapime ndaj Policisë se Kosovës.
Qalaj, ka thënë se është zhvilluar një takim në mes Listës Serbe dhe strukturave dhe paralale ku edhe është kidnapuar sulmi.
”Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme I ka pasur disa informata inteligjente mbi një takim që është mbajtur në pjesën veriore të vendit nga Lista Serbe dhe nga strukturat paralele, dhe në ato informata inteligjente që ju kanë përcjellë Policisë, është thënë se do të ketë sulme ose kidnapim të Policisë. Kanë qenë njohuri për skenarin e mundshëm“, ka thënë ai.
Tash deputeti i PDK-së ka deklaruar se ky akt është sulm direkt nga shteti i Kosovës.
Sot gjatë ditës Veriu.info ka raportuar poashtu për këtë lajm ku ka mësuar nga burimet e saj se Policia e Kosovës dhe MPB kishin informacione nga dita e djeshme se Serbia po përgatiste kidnapimin e policëve brenda territorit të Republikës së Kosovës.










