
18 ditët e fundit nuk ishin të zakonshme për qytetarët në veri të vendit. Me qetësi nuk kanë mundësi t’i presin as festat e fundvitit.
Prandaj, edhe dëshirat e fëmijëve janë të tilla- të jashtëzakonshme.
Një shtatë vjeçare e cila jeton në pjesën veriore të vendit, pati një kërkesë më ndryshe se çdo vit tjetër.
Ajo përmes një letre drejtuar babadimrit kërkoi normalizimin e gjendjes në veri.
Prindi i saj tregon momentin emocionues kur e pa letrën që vajza e tij e ka shkruar.
Ai thotë se situata atje ka shqetësuar edhe fëmijët.
Se si është një ditë e zakonshme për qytetarët në veri të vendit së fundmi tregon ai.
E letra e shtatë vjecares u publikua nga asamblisti Skender Sadiku të cilës ia bashkangjiti edhe një porosi.











