Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

71-vjeçari kosovar dënohet me burg në Zvicër, e goditi me shkop shitësin

07/05/2022 - 10:36
në Lajme
A A
Shqyrtohet dëbimi nga Zvicra i kosovares që nuk e mësoi, vendos Gjykata Federale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata e Qarkut e Cyrihut ka dënuar një pensionist 71-vjeçar për sulm ndaj një punonjësi të rrjetit të shitjes Denner. Përveç gjobës, për shkak të një precedenti penal, ai duhet gjithashtu të mbajë 14 muaj burg, transmeton albinfo.ch.

Gjoba që i është caktuar atij përmban 180 njësi ditore prej 50 frangash, sipas vendimit, të cilin Gjykata e Qarkut e Cyrihut e ka publikuar të premten.

Njëkohësisht, atij do t`i revokohet edhe ekzekutimi me kusht i dënimit me burg prej 14 muajsh të shqiptuar në gusht 2019, shkruan sda.ch. Pensionisti nga Kosova, këtë dënim tash duhet ta mbajë edhe efektivisht. Dënimi i dikurshëm me kusht atij i ishte shqiptuar për incidentin kur kishte shtënë me armë zjarri në tokë në Langstrasse të Cyrihut për t’i dhënë fund një zënke.

Ndërsa incidenti, për të cilin u procesua të enjten, përfshinte një sulm ndaj një punonjësi të Denner, përcjell albinfo.ch. Ky i fundit e kishte ndaluar pensionistin rreth orës 20:00 të datës 16 shkurt 2021, pak para se të dilte nga dyqani. Ai kishte dyshuar se kishte vjedhur një shishe uji kur kishte blerë një kilogram dardhë.

Por pensionisti nuk kishte dashur të tregonte çantën e tij. Për më tepër, ai kishte kapur bastunin e tij me të dyja duart, e kishte ngritur lart dhe e kishte goditur punonjësin në fjalë me gjithë forcën, një herë në kokë dhe një herë në dorë, ka përshkruar rastin prokurorja në aktakuzën e saj.

Prokurorja e ka cilësuar ngjarjen si sulm të thjeshtë me objekt të rrezikshëm. Ajo ka kërkuar që të zbatohej dënimi me burg prej 22 muajsh. Brenda dënimit, ajo përfshinte dosjen kriminale të vitit 2019.

Avokatët pretendojnë për keqkuptim

Nga ana tjetër, i akuzuari në gjykatë ka theksuar se punonjësin vetëm e ka larguar me shkop dhe nuk e ka goditur fare.

Ndërsa avokati i kosovarit ka thënë se klienti i tij, i cili ka sëmundjen e Parkinsonit, është i dobët jo vetëm për shkak të moshës së tij dhe i paqëndrueshëm edhe kur qëndron në këmbë, transmeton albinfo.ch. Po të kishte tundur vërtet bastunin duke mbajtur ende qesen me dardha dhe një çantë mbi supe, do të kishte rënë përtokë. Prandaj, as që mund të bëhet fjalë për goditje. Mbrojtësi i pensionistit ka folur për një “keqkuptim serioz dhe total”. 71-vjeçari kishte supozuar gabimisht se ndodhej në një situatë kërcënuese.

Kërcënime ndaj familjes

Në kohën e ngjarjes ndaj djalit të tij po zhvillohej një procedim penal për vrasje. Në dhjetor të vitit 2021, Gjykata e Lartë e kishte dënuar djalin me 16.5 vjet burg, transmeton albinfo.ch. Ai kishte shtënë me armë në një pikë karburanti në drejtim të një grupi kundërshtar dhe kishte qëlluar nga pas një kundërshtar 30-vjeçar.

Avokati deklaroi se në atë kohë ishin marrë kërcënime nga familja e viktimës. 71-vjeçari ishte nën presion emocional, frika e hakmarrjes ishte e madhe. Prandaj erdhi ky “përshkallëzim krejtësisht absurd”.

Mbrojtësi e ka vlerësuar sulmin me shkop si një sulm të thjeshtë. Ai i kërkoi gjykatës t’i shqiptonte klientit të tij një gjobë prej 700 frangash ose një gjobë me kusht.

Vendimi nuk është ende i plotfuqishën. Mund të apelohet në Gjykatën Supreme të Kantonit të Cyrihut.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë