Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“75 mijë vende pune”, Kurti del edhe me këtë konstatim: Jemi Qeveria e parë që s’u përball me protesta për punë

08/10/2024 - 11:40
në Lajme
A A
Kurti fton qytetarët të aplikojnë për masat e efiçiencës së energjisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria e tij është e para pasluftës ku s’pati protestë në të cilën u shfaq parulla “Duam punë”. Sipas Kurtit, kjo ndodhi për shkak të vendeve të reja të punës gjatë mandatit të tij.

“Jemi Qeveria e parë në Kosovën e pasluftës ku nuk ka pasë asnjë protestë të vetme në të cilën figuron parulla “Duam punë”. Duam paga më të larta – sigurisht. Kushte më të dinjitetshme të punës – padyshim, por “Duam punë” nuk ka më parulla. Dhe kjo besoj që është pasojë e drejtpërdrejtë e 75 mijë vendeve të reja të punës në 425 mijë nga 350 mijë sa ishin në pranverën e vitit 2021”, tha sot Kurti, raporton Gazeta Express.

Këtë deklaratë ai e bëri në Konferencën për Turizmin e Qëndrueshëm, e cila u organizua nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ai tha lavdëroi Kosovën për investitorët e jashtëm dhe fuqinë punëtore në Kosovë, veçanërisht rininë.

“Kosova është një destinacion tërheqës dhe i favorshëm për investime me një popullsi të re dhe dinamike vendi ynë ka potencial për t’u shndërruar në një qendër rajonale për investime dhe transfer të proceseve të biznesit. Disa nga faktorët që e mbështesin këtë potencial përfshijnë stabilitetin institucional të vendit tonë që është i shoqëruar me fuqizimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit, pastaj afërsia me tregjet e Europës perëndimore që ofron mundësi të jashtëzakonshme për tregti dhe investime, mandej rritja ekonomike mesatare prej 6.2% gjatë këtyre dy viteve të fundit, e cila tregon një trend pozitiv në zhvillimin ekonomik, pastaj zhvillime i projekteve infrastrukturore”, tha Kurti, duke listuar edhe arsye të tjera.

“Dhe rinia e madhe e cila është e kombinuar me ekspertizën, shumëgjuhësinë e saj dhe vullnetin e mirë të mërgatës sonë padyshim që përbën element të fuqishëm për bazë të fuqishme për zhvillim të mëtutjeshëm”.

Kurti tha se përfundimi i plotë i mandatit të Qeverisë së tij është shenjë e një stabiliteti politik në Kosovë.

“Investitorët – siç e dimë të gjithë – kërkojnë parashikueshmëri, konsistencë dhe shpejtësi në shërbime me sa më pak burokraci që të jetë e mundur. Për fat të mirë, tash si ekzekutiv jemi Qeveria e parë, e cila do të përfundojë një mandat të plotë, një tregues i qartë i stabilitetit institucional e politik, por edhe i besimit që kemi ndërtuar në proceset tona demokratike e zhvillimore. Një aspekt tjetër që dua të theksoj është politika “friendshoring”, një mundësi që po konsiderohet gjithnjë e më shumë nga prodhues të ndryshëm për t’u rialokuar në rajonin tonë sa më larg prej zonave të ndryshme të konflikteve apo të tensioneve dhe padyshim që kjo ofron mundësi të shkëlqyer për Kosovën”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë