Kandidati për deputet nga radhët e VV-së, Sylejman Meholli, i cili në këto zgjedhje mban numrin 84 ka vizituar fabrikën e mobileve Loni Dekor, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Me Qeverinë Kurti 3 mbështetja e bizneseve përmes grantit qeveritar është një nga prioritetet kryesore të programit tonë”, ka thënë Meholli.
Postimi i plotë:
Sot, vizitova Fabrikën e Mobileve Loni Dekor lider të pakontestushem në fushën e mobilerisë.
Të ngritur me punë hallall e me djersë me forcat e veta familjare Loni Dekor janë pa dyshim shembulli i suksesit e krenarisë si si duhet preken majet e suksesit në biznes me punë e ndershmëri.
Shumë familje nga regjioni i Mitrovicës e me theks të veçantë nga Artakolli i Vushtrrisë, sigurojnë mirqenie nga punësimi i familjarëve në këtë fabrikë.
Me Qeverinë Kurti 3 mbështetja e bizneseve përmes grantit qeveritar është një nga prioritetet kryesore të programit tonë.
Faleminderit për respektin e pritjen vllazërore njerëz të mirë. Zoti bekoftë e shtoftë suksesin tuaj.
LVV 1️⃣1️⃣8️⃣✅️
Dr. Sylejman Meholli 8️⃣4️⃣✅️











