
Gati 96 për qind e më shumë se 4.700 lexuesve të portalit Klankosova.tv janë deklaruar pro mundësisë së tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
Kjo karshi vetëm diçka më shumë se 190 vetave që thanë “Jo” në anketën e shfaqur në portal.
Ndërkohë, raport i njëjtë pro tërheqjes së 30% të Trustit ka dalë edhe në faqen e televizionit në Facebook, ku kanë votuar dhe komentuar më shumë se 2.100 lexues.









