Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Analistët: Serbia e ka shkelur rëndë planin franko-gjerman, ndërkombëtarët të reagojnë ndaj Serbisë

27/05/2023 - 14:20
në Lajme
A A
Analistët: Serbia e ka shkelur rëndë planin franko-gjerman, ndërkombëtarët të reagojnë ndaj Serbisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me tensionet e fundit të ndodhura në Veri.

Kelmendi ka patur kritika për deklaratat e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj Kosovës, duke thënë se nuk pati asnjë akuzë ndaj kriminelëve serbë dhe se nuk mbrohet paqja dhe demokracia duke toleruar në vazhdimësi veprimet e Beogradit.

Ai tha se pas zgjedhjeve është pritur që kryetarët të vendosen në objektet e komunave.

“Pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosoves është pritur që sipas rezultatit të dalë pushteti lokal dhe të vendoset ai në kater komunat në veri.Pikerisht, me vendosjen e pushtetit, organet demokratike dhe ligjore te Kosovës u sulmuan me armë dhe me mjete të ndryshme shpërthyese.Kudo në botë, kur ka gjendje të tillë, perkrahet shteti, po në Kosovë jo, Faktori ndërkombetar e mori në ‘thumb’ në Kosovë.Po, nëse shqiptarët në Luginën e Preshevës do të protestonin dhe të perdornin armë dihet si do te reagonte Serbia, por valle si do te reagonte faktori nderkombetar?

“Çështja ka fakte dokumetuese mjaftë, megjithatë nga Washingtoni dhe Brukseli, si dhe qendrat tjera, nuk u perkrahen organet legjitime te Republikes, u sulmuan vetem organet e shteti të Kosovës.As edhe një akuze nuk u bë ndaj krimineleve serb dhe shtetit serb.Nuk mbrohet paqja dhe demokracia, liria dhe barazia duke toleruar në vazhdimesi Beogradin në veprime kriminale.Cdo ditë kemi veprime kercenuese dhe aksione kriminale ndaj Republikes. Pse heshte ketu Brukseli, pse heshtë Washingtoni, ku eshte barazia!Cdo gje e ka nje kufi,  zgjedhjet jane mbajtur, ka dalur nje rrezulltat qe duhet respektuar dhe pushteti lokal duhet të funksionoje” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”

Profesori Kelmendi dha edhe dy opsione se si mund të dilet nga kjo situatë.

“Dy rruge jane: ruajtja e tërësisë territoriale te Republikes, sipas nenit 3 te Kushtetutes se Kosoves ose 2. lejimin e Serbise për të ndarë kete territor nga Kosova dhe per t’u aneksuar nga Serbise, rrugë tjera nuk ka.Kosova zgjodhi rrugen e ruajtjes se teresise territoriale te shtetit dhe te demokracise plurale. Nuk lejohet gjendia kaotike dhe luftenxirese ne veri, Nuk shkohet me tej me kete gjendje kriminale ne veri” tha ai në një deklaratë dhënë për “Gazeta Blic”

Ndërsa njohësi i çështjeve politike në vend, Gazmir Raci , duke komentuar situatën e orëve të fundit në Veri tha se komuniteti ndërkombëtar fillimisht i ka mbështet zgjedhjet në Veri dhe se ka qenë e pritur se ata kryetarë kanë me u vendos në objekte.

Raci tha se dje nuk ka patur dhunë ndaj popullisisë lokale por Policia e Kosovës është ballafaquar me grupe kriminale të cilët nuk e dëshirojnë qetësinë

“Situata në Veri është shumë e qartë sepse Komuniteti Ndërkombëtar fillimisht i ka mbështet mbajtjen e zgjedhjeve dhe rrjedhimisht SHBA-të me 17 maj kanë deklaruar po ashtu që, kryetarët e zgjedhur të komunave nuk duhet të pengohen, dhe ata që do t’i pengojnë ata do të ballafaqohen me probleme të mëdha me SHBA-të. Andaj ka qenë e pritur që pas betimit këta kryetarë me shku dhe me u vendos në këto objekte sepse ato janë të komunave, janë në shërbim të qytetarëve dhe janë brenda territorit të Kosovës. Dje nuk ka patur dhunë ndaj popullisisë lokale por Polcia e Kosovës është ballafaquar me grupe kriminale të cilët nuk e dëshirojnë qetësinë, stabilitetin dhe nuk dëshirojnë zbatimin e rendit dhe ligjit në atë pjesë” tha Raci për “Gazeta Blic”

Raci shprehet se dje Serbia e ka shkelur rëndë planin-franko-gjerman

Ai tha se nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut, për të dalë nga kjo situatë.

“Nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut. Vetëm me dialog mund të arrihet progresi në zbatimin e dakordimeve sidomos të planit franko-gjerman. Serbia dje e ka shkelur rëndë planin franko-gjerman në momentin kur ka nxjerrë ushtrinë sepse në preambulën e atij plani Serbia është zotuar që nuk do ta cënojë kufirin e Kosovës dhe nxjerrja e ushtrisë dhe nisja drejt kufirit të Kosovës është cënimi më i rëndë që i është bërë marrëveshjes së fundit të Brukselit dhe asaj të Ohrit” deklaroi Raci për “Gazeta Blic”.

Dje, kryetarët e zgjedhur të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin-Potokut kanë hyrë në objektet e komunave me asistimin e Policisë.

Kjo ka sjellë edhe agravimin e situatës duke bërë që disa serbë lokalë të përplasen me Policinë.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë në drejtim të policisë dhe dogjën disa makina.Pas këtyre tensioneve, ka reaguar Bashkësia Ndërkombëtare.

Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe ka dënuar veprimet e njëashme të Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë