Profesori, Muhamet Kelmendi, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka folur në lidhje me tensionet e fundit të ndodhura në Veri.
Kelmendi ka patur kritika për deklaratat e Bashkësisë Ndërkombëtare ndaj Kosovës, duke thënë se nuk pati asnjë akuzë ndaj kriminelëve serbë dhe se nuk mbrohet paqja dhe demokracia duke toleruar në vazhdimësi veprimet e Beogradit.
Ai tha se pas zgjedhjeve është pritur që kryetarët të vendosen në objektet e komunave.
“Pas zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosoves është pritur që sipas rezultatit të dalë pushteti lokal dhe të vendoset ai në kater komunat në veri.Pikerisht, me vendosjen e pushtetit, organet demokratike dhe ligjore te Kosovës u sulmuan me armë dhe me mjete të ndryshme shpërthyese.Kudo në botë, kur ka gjendje të tillë, perkrahet shteti, po në Kosovë jo, Faktori ndërkombetar e mori në ‘thumb’ në Kosovë.Po, nëse shqiptarët në Luginën e Preshevës do të protestonin dhe të perdornin armë dihet si do te reagonte Serbia, por valle si do te reagonte faktori nderkombetar?
“Çështja ka fakte dokumetuese mjaftë, megjithatë nga Washingtoni dhe Brukseli, si dhe qendrat tjera, nuk u perkrahen organet legjitime te Republikes, u sulmuan vetem organet e shteti të Kosovës.As edhe një akuze nuk u bë ndaj krimineleve serb dhe shtetit serb.Nuk mbrohet paqja dhe demokracia, liria dhe barazia duke toleruar në vazhdimesi Beogradin në veprime kriminale.Cdo ditë kemi veprime kercenuese dhe aksione kriminale ndaj Republikes. Pse heshte ketu Brukseli, pse heshtë Washingtoni, ku eshte barazia!Cdo gje e ka nje kufi, zgjedhjet jane mbajtur, ka dalur nje rrezulltat qe duhet respektuar dhe pushteti lokal duhet të funksionoje” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”
Profesori Kelmendi dha edhe dy opsione se si mund të dilet nga kjo situatë.
“Dy rruge jane: ruajtja e tërësisë territoriale te Republikes, sipas nenit 3 te Kushtetutes se Kosoves ose 2. lejimin e Serbise për të ndarë kete territor nga Kosova dhe per t’u aneksuar nga Serbise, rrugë tjera nuk ka.Kosova zgjodhi rrugen e ruajtjes se teresise territoriale te shtetit dhe te demokracise plurale. Nuk lejohet gjendia kaotike dhe luftenxirese ne veri, Nuk shkohet me tej me kete gjendje kriminale ne veri” tha ai në një deklaratë dhënë për “Gazeta Blic”
Ndërsa njohësi i çështjeve politike në vend, Gazmir Raci , duke komentuar situatën e orëve të fundit në Veri tha se komuniteti ndërkombëtar fillimisht i ka mbështet zgjedhjet në Veri dhe se ka qenë e pritur se ata kryetarë kanë me u vendos në objekte.
Raci tha se dje nuk ka patur dhunë ndaj popullisisë lokale por Policia e Kosovës është ballafaquar me grupe kriminale të cilët nuk e dëshirojnë qetësinë
“Situata në Veri është shumë e qartë sepse Komuniteti Ndërkombëtar fillimisht i ka mbështet mbajtjen e zgjedhjeve dhe rrjedhimisht SHBA-të me 17 maj kanë deklaruar po ashtu që, kryetarët e zgjedhur të komunave nuk duhet të pengohen, dhe ata që do t’i pengojnë ata do të ballafaqohen me probleme të mëdha me SHBA-të. Andaj ka qenë e pritur që pas betimit këta kryetarë me shku dhe me u vendos në këto objekte sepse ato janë të komunave, janë në shërbim të qytetarëve dhe janë brenda territorit të Kosovës. Dje nuk ka patur dhunë ndaj popullisisë lokale por Polcia e Kosovës është ballafaquar me grupe kriminale të cilët nuk e dëshirojnë qetësinë, stabilitetin dhe nuk dëshirojnë zbatimin e rendit dhe ligjit në atë pjesë” tha Raci për “Gazeta Blic”
Raci shprehet se dje Serbia e ka shkelur rëndë planin-franko-gjerman
Ai tha se nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut, për të dalë nga kjo situatë.
“Nuk ka alternativë tjetër përpos dialogut. Vetëm me dialog mund të arrihet progresi në zbatimin e dakordimeve sidomos të planit franko-gjerman. Serbia dje e ka shkelur rëndë planin franko-gjerman në momentin kur ka nxjerrë ushtrinë sepse në preambulën e atij plani Serbia është zotuar që nuk do ta cënojë kufirin e Kosovës dhe nxjerrja e ushtrisë dhe nisja drejt kufirit të Kosovës është cënimi më i rëndë që i është bërë marrëveshjes së fundit të Brukselit dhe asaj të Ohrit” deklaroi Raci për “Gazeta Blic”.
Dje, kryetarët e zgjedhur të komunave të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin-Potokut kanë hyrë në objektet e komunave me asistimin e Policisë.
Kjo ka sjellë edhe agravimin e situatës duke bërë që disa serbë lokalë të përplasen me Policinë.
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t’i shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë në drejtim të policisë dhe dogjën disa makina.Pas këtyre tensioneve, ka reaguar Bashkësia Ndërkombëtare.
Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje për ulje të tensioneve dhe ka dënuar veprimet e njëashme të Kosovës.













