Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Konjufca për ndërkombëtarët: Po e barazojnë policinë me bandat në veri

31/05/2023 - 11:07
në Kryesore, Lajme
A A
Disiplinë dhe ndëshkim: Konjufca tregon qëllimin e qeverisë me shtrenjtimin e rrymës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca gjatë ditës së djeshme është prononcuar për KS+ një faqe dhe media e re në Kosovë për gjendjen aktuale në veri. Ai ka thënë se aksioni në veri është në përputhje me obligimet e Kosovës si shtet, derisa pretendon se bashkësia ndërkombëtare po e barazon policinë e Kosovës me bandat në veri.

Konjufca është shprehur gjithashtu se institucionet e sigurisë janë përkujdesur që kryetarët e zgjedhur në mënyrë legjitime të shkojnë në punë.

“Aksioni në veri është në përputhje me obligimet që i ka Kosova si shtet. Ju e dini që zgjedhjet të cilat u mbajtën u certifikuan prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe pastaj pritet prej kryetarëve të komunave ta fillojnë punën normalisht, ashtu që t’i ushtrojnë kompetencat e tyre që i kanë marrë me kushtetutë dhe zgjedhje demokratike, që ata me mujtë me shku në vendin e tyre të punës. Për këtë u përkujdeshën institucionet e sigurisë, kjo shkaktoi një reagim të dhunshëm nga bandat të cilat dirigjohen dhe orkestrohen natyrisht prej Beogradit.”, ka thënë Konjufca.

Më tutje, ai ka thënë se Kosova nuk duhet të lejojë që në asnjë pjesë të territorit të komandojnë “bandat e dhunshme” që ai thotë se janë të dirigjuara nga Beogradi zyrtar.

“Mendoj që e jona si shtet është të garantojmë që në tërë territorin e Republikës së Kosovës, në çdo cep të shtetit tonë nuk mujnë me komandu bandat e dhunshme po është shteti ligjor, kushtetues që me instrumentet e veta kushtetuese dhe te sigurisë dhe në mbështetje të sundimit të ligjit i kryen obligimet e veta, detyrat e veta dhe ngadhënjen mbi këto grupacione që vërtetë kanë qëllime shumë të këqija, dëshirojnë me destabilizu vendin, mbështeten drejtpërdrejt nga presidenti i Serbisë, inteligjenca e Serbisë.”, tha kryeparlamentari.

Ai ka thënë se bashkësia ndërkombëtare “duhet ta kuptojë”, se nuk mund të barazohet policia e Kosovës dhe siç i quan ai me “bandat” në veri.

“Ne nuk duhet ta humbim fokusin, duhet me ditë cilat janë të drejtat tona, edhe bashkësia ndërkombëtare duhet me e kuptu qartë që nuk ka barazim mes policisë së Kosovës që nuk është duke e provokuar kërkënd, është duke dashtë me siguru ambientin që kryetarët e zgjedhur me legjitimitet me i kry detyrat e veta, tash pavarësisht që mundet me pasë mospajtime politike me këtë pozicionim, qoftë prej ish-kryetarëve, qoftë prej Listës Serbe, qoftë prej qarqeve tjera që mendojnë se i përfaqësojnë qytetarët serbë, gjuha dhe rruga nuk mundet me qenë rruga e sulmit e gjuajtjes me armë zjarri, e ushtrimit të dhunës, kjo është vija jonë e kuqe, mos me toleru këtë lloj të gjuhës, të mjeteve.”, tha Konjufca.

I pyetur pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk po e mbështesin Kosovën në aksionin në veri, Konjufca tha se për ata “është shumë e rëndësishme stabiliteti dhe paqja”.

Konjufca ka thënë se duhet të vendoset saktë se kush po e shkakton dhunën.

“Mendoj se për arsye se, për ata, është shumë e rëndësishme stabiliteti dhe paqja, mirëpo stabiliteti dhe paqja nuk po kërcënohen pse kryetarët e kanë për obligim me hy në zyrat e tyre, paqja dhe stabiliteti duhet ta kuptojnë të gjithë, besoj edhe bashkësia ndërkombëtare po cenohen prej atyre që dojnë me parandalu shkuarjen e tyre në punë me çdo mjet duke përfshirë edhe dhunën edhe përdorimin e armëve në mënyrë të paligjshme. Pra, le ta vendosim saktë kush po e shkakton dhunën, policia jonë nuk e provokoi askënd, nuk shtiu në drejtim të askujt, ishin të organizuar, i pamë me maska, bandat e Serbisë, të mbështetura drejt për drejt me deklarata edhe prej Daçiqit edhe prej Vuçiqit, duke i sulmuar edhe kryetarët e komunave, duke i gjuajtur madje edhe ushtarët e NATO-s që janë të stacionuar në Kosovë.”, tha Konjufca.

Krejt në fund, kryeparlamentari është shprehur i shqetësuar me qëndrimin e Bashkimit Evropian dhe të bashkësisë ndërkombëtare duke thënë se po i barazojnë “policinë me bandat”.

“Kjo me të vërtetë është e papranueshme, duhet ta bëjmë dallimin e qartë, me të cilën është e drejta kushtetuese, e drejta e institucioneve të sigurisë, dhe mos harroni shteti ka drejt me i përdorë institucionet e sigurisë, ato nuk janë institucione të paligjshme, institucionet e sigurisë nuk e rrezikojnë paqen, paqen e rrezikojnë ata që janë jashtë ligjit, ata që me mjete të dhunës, me mjete me armë, pa e pasë të drejtën e përdorimit të tyre, gjuajnë mbi policinë, organet e sigurisë dhe mbi trupat e NATO-s. Prandaj jam shumë i shqetësuar që edhe Bashkimi Evropian, e pashë më herët ky Stano, ky zëdhënësi dhe në përgjithësi bashkësia ndërkombëtare po i barazon policinë tonë me bandat.”, tha Konjufca.

Në anën tjetër, dje në një intervistë për mediat e huaja, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken i cili kërkoi shtensionim të situatës në veri duke e bërë përgjegjëse qeverinë e Kosovës për tensionet ka bërë deklarata “naive”.

SHBA-të kanë sanksionuar Kosovën me përjashtim nga Defender Europe 23 dhe kanë thënë se ky është hapi i parë i pasojave që e presin Kosovën pas tensioneve në veri dhe moskoordinimit me SHBA-të.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë