Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Surroi thotë se po paralajmërohet hyrja e “gjeneralëve të fortë” amerikanë në dialog

06/06/2023 - 22:43
në Lajme
A A
Surroi thotë se po paralajmërohet hyrja e “gjeneralëve të fortë” amerikanë në dialog
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Publicisti Veton Surroi, duke folur për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, tha se ka vetëm një të vërtetë. “Kosova është vendi më pro amerikan në botë”, tha ai dhe sipas tij, kjo nuk ndryson.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për pro ose kundër amerikanizmit kur vjen çështja tek pyetja se “si të bëhet shtendosja e situatës”- dhe jo tek ajo- “a duhet të bëhet shtendosja e situatës”.

“Pra pyetja është se si të bëhet dhe jemi në situatë ku përgjigja e Kosovës duhet të jetë po apo jo kushteve sepse këto kushte janë të përbashkëta”, tha Surroi.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë rast kur liderët e Kosovës kanë pasur përplasje verbale me zyrtarë të lartë amerikanë sikurse kryeministri Kurti i cili deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit e cilësoi si -“naive”, publicisti Surroi tha se në këtë rast- “nuk ka qenë përzgjedhja më e mirë e fjalëve”.

Ai tha se ka pasur përplasje edhe më herët në nivele tjera si në konferencën e Rambujesë. “Por duhet tejkaluar çdo hapësirë mëdyshjeje që ekziston mes nesh dhe SHBA-së”, tha Surroi, duke shpjeguar se rezultatet më të mëdha kanë qenë kur ka pasur sinqeritet më të madh.

Duke folur për çështjen e Asociacionit, Surroi tha se është përtej imagjinatës së tij se si Asociacioni mund ta largojë ndikimin Serbisë në Kosovë.

“Mendoj se përkundrazi, ajo çfarë na duhet është të krijojmë marrëdhënie të tilla me Serbinë, natyrisht jo në këtë gjendje fare është sot, një formë të partneritetit që të kenë të drejtën legjitime të kujdesit për popullatën serbe, kulturën serbe, praninë historike religjioze serbe këtu, duke respektuar në tërësi sovranitetin Kosovës”, tha Surroi, duke shtuar se në të njëjtën mënyrë edhe -“Kosova të ketë të drejtën që të kujdesët për lidhjen historike që ka me qytetarët shqiptarë në Luginën e Preshevës”.

“Kjo edhe në ruajtjen fizike të qytetarëve shqiptarë në Luginë të cilët kanë pësuar një spastrim të heshtur nëpërmjet çregjistrimit”, tha Surroi, duke e konkulduar se çështjet janë më të ndërlikuara sesa që ka mundësi t’i zgjidhë një dokument apo një tjetër.

Surroi tha se marrëveshja mes Kosovës e Serbisë është dashur të arrihet në pranverë të këtij viti, por megjithatë nuk ndodhi.

“Një investim shumë i madh politik i Gjermanisë e Francës, degradoi tek një moment ku pranohet që njëra palë të konsiderojë marrëveshje e tjetra të mos e konsiderojë marrëveshje. Momenti kur është marrëveshje që quhet dypalëshe e njëra palë thotë se nuk ka marrëveshje, atëherë nuk ekziston marrëveshja”, tha ai.

Publicisti deklaroi se Kosova duhet t’i zbatojë të gjitha pikat e asaj marrëveshje. “Por ajo marrëveshje a vlen për Serbinë apo jo, sepse nëse nuk vlen për Serbinë, përse duhet zbatuar kjo pjesa tjetër e marrëveshjes”.

Në këtë rast, Surroi tha se- “nuk ka marrëveshje të normalizimit por kjo është marrëveshje e abnormalizimit”.

Duke folur për trajtim jo të barabartë në bisedime mes Kosovës e Serbisë, Surroi tha është identifikuar si më lehtë e drejta e ushtrimit të shtypjes ndaj Prishtinës sesa ndaj Beogradit.

“Ndaj Beogradit është një politikë tjetër sepse Prishtina është e orientuar drejt perëndimit. Në mendjen e Prishtinës është integrimi euro-atlantik e në atë të Beogradit është mendim i ndarë mes lidhjes me Rusinë, Perëndimit, Kinës etj”.

Megjithatë, ai tha se nuk ka nevojë të krijohet një komunikimi i atillë që për të kënaqur pesë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duhet adaptuar komplet politika e jashtme evropiane ndaj Kosovës e Serbisë.

“Ky është problem që ekziston i vendimmarrjes brenda BE-së dhe debat i madh brenda BE-së për atë se a do të ketë votim të shumicës së kualifikuar për politikë të jashtme apo konsensus i plotë”, tha Surroi.

“Nëse mbet konsensus i plotë, atëherë vende të ndryshme mund të diktojnë politika që janë në disfavor të Kosovës”.

Sidoqoftë, duke iu rikthyer situatës së fundit në Kosovë, Surroi tha se ka paralajmërime serioze të rikthimit të SHBA-së në këtë proces të dialogut.

“Mos e merrni vetëm vizitën e Escobarit, por mendoj se ka edhe brenda administratës amerikane ekziston një rivlerësim i situatës sepse ky proces po shkon shumë ngadalë me këtë ndërmjetësim dhe ka nevojë për energji plotësuese”.

Duke e përshkruar këtë ai tha se në këtë aspekt, duke folur në terma ushtarak, nuk bëhet fjalë për “artileri tjetër” sesa që bëhet fjalë për “gjeneralë më të mirë”.

Kurse sa i përket diskursit të Mbretërisë së Bashkuar tha se ata kanë pasur gjithnjë një politikë të veçantë dhe se fatkeqësisht kanë dalë nga BE.

JU REKOMANDOJMË

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë