
Një gruas ka ndërruar jetë dje në Vushtrri, pasi ka rënë në bunar, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Njësia e zjarrfikësve, emergjenca dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh policor.
Raporti i plotë policor:
Vushtrri 06.06.2023 – 14:00. Është raportuar se një femër kosovare ka rënë në bunar. Njësia e zjarrfikësve, emergjenca dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë tërhequr trupin e pa jetë të viktimës. Vdekjen e saj e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.










