Vetëm pak orë pas arrestimit të tre policëve kufitarë në veri, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ndalojë menjëherë hyrjen e futjeve të mallrave serbe në Kosovë, shkruan Veriu.info.
Ky vendim është futur në fuqi menjëherë.
Veriu.info po qëndron në pikën kufitare në Jarinje ku ka siguruar pamje teksa shihen kamionët serbë matanë kufirit të bllokuar.
Kurti ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të dënojë agresionin serb, ndërsa ka kërkuar urgjentisht lirimin e tre zyrtarëve policorë./Veriu info












