
Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht, nga një familjar, i cili kishte deklaruar se viktima kishte dalë nga shtëpia dhe nuk kishte arritur ta gjente.
Pas angazhimit të patrullave policore dhe qytetarëve në kërkim, gruaja është gjetur.
Ajo më pas është dërguar për kontroll mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.











