
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka dënuar ashpër sot rrëmbimin e tre policëve kosovarë nga autoritetet e Serbisë, duke iu referuar kësaj ngjarjeje, sipas versionit të institucioneve të Kosovës.
Presidenti Begaj, e ka quajtur rrëmbimin e policëve “akt të rëndë provokativ” të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin.
“E dënoj me forcë këtë akt dhe i bëj thirrje autoriteteve serbe për lirimin e efektivëve kosovarë. Gjithashtu iu bëjë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të ndërhyjnë dhe të shkurarojnë veprime të tjera të ngjashme”, thuhet në deklaratën e Begajt.
Në fund të deklaratës, Begaj ia ka bërë një “thirrje vëllazërore” autoriteteve të Kosovës që të bijnë pre e provokimeve të Serbisë dhe të kontribuojnë në shtensionimin e situatës, duke u bashërenduar me SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.











