Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mërgimtarët nuk i anulojnë pushimet në Kosovë për shkak të tensioneve në veri, thotë ish zyrtari i Konsullatës në Frankfurt

21/06/2023 - 16:05
në Kryesore, Lajme
A A
Mërgimtarët nuk i anulojnë pushimet në Kosovë për shkak të tensioneve në veri, thotë ish zyrtari i Konsullatës në Frankfurt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish zyrtari i Konsullatës në Frankfurt, Murat Makolli ka reaguar ndaj lajmit se “Mërgimtaret po anulojnë udhëtimet në Kosovë- – shkak tensionet e krijuara”.

Makolli ka thënë se nuk anulojnë pushimet për shkak të Serbisë.

“Unë si ish punonjës në konsullatën e Republikës Kosovës në Frankfurt am Main dhe si mërgimtarë dhe aktivist kam aq njohuri që diaspora kurrë nuk i ka anuluar pushimet për në vendlindje”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Në anën tjetër, Sihana Bejtullahu nga organizata GERMIN, e cila merret kryesisht me çështje të diasporës, bëri të ditur se deri më tani ka pasur raste të shumta kur janë anuluar udhëtimet e mërgimtarëve për të ardhur në Kosovë.

“Ne mundohemi që t’i këshillojmë për të ndjekur rrugët më të sigurta. Ka pasur shumë raste kur i kanë anuluar udhëtimet e tyre, posaçërisht me familje për të ardhur në Kosovë. Andaj, ne vazhdimisht bëjmë thirrje që me i përcjell te gjitha informatat zyrtare nga institucionet, që nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, por edhe nga Policia e Kosovës që të ndjekin rrugë të sigurta, sepse nuk duam që të kemi asnjë lloj keqtrajtimi të mundshëm”, deklaroi Bejtullahu në emisionin “Ditari”, të Tëvë.

Përveç tani, Bejtullahu tha se janë raportuar edhe më herët raste ku nuk u është bërë trajtim i njerëzishëm qytetarëve nga diaspora, të cilët kanë zgjedhur rrugën e Serbisë për të ardhur në Kosovë.

“Jo vetëm në këtë kohë kur kemi krizë të raporteve me Serbinë, ka pasur edhe më herët raste që janë raportuar tek ne si vështirësi, e po ashtu trajtim jo i duhur dhe i njerëzishëm që i u është bërë qytetarëve tanë që jetojnë në diasporë, të cilët kanë zgjedhur rrugën e Serbisë për të ardhur në Kosovë”, theksoi tutje.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë