Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serwer s’e përjashton që Kurti mund të shpallet non-grata nga Amerika: Ka pasur problem me vizë si opozitar

21/06/2023 - 19:02
në Kryesore, Lajme
A A
Serwer s’e përjashton që Kurti mund të shpallet non-grata nga Amerika: Ka pasur problem me vizë si opozitar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori amerikan, Daniel Serwer, thotë se mbase fjala “ndëshkim” s’është e duhura për t’u përdorur nëse Kurti refuzon planin për de-eskalim, por thotë se është e qartë që SHBA dhe BE janë të përgatitura për t’i bërë presion. Njohësi i zhvillimeve politike thotë se Washingtonin dhe BE-në i ndanë vetëm “Ballkani i Hapur”, derisa s’ka përjashtuar mundësinë që Kurti të shpallet non-grata nga Amerika, duke përmendur vështirësinë për t’u pajisur me vizë amerikane sa ishte opozitar.

Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak bashkë me emisarin amerikan, Gabriel Escobar para disa ditësh kanë realizuar një vizitë të përbashkët në Prishtinë dhe Beograd në përpjekje për të bindur Kosovën dhe Serbinë për të de-eskaluar situatën në veri të vendit. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një përgjigje që i kishte dhënë Gazetës Express kishte treguar se këto bisedime kishin qenë të vështira, sidomos me kryeministrin Albin Kurti.

Të dy kishin paralajmëruar se për takimet në Kosovë dhe në Serbi do të raportojnë, njëri para 27 shteteve anëtare të BE dhe tjetri para Shtëpisë së Bardhë. Pavarësisht kësaj, Kurti s’ka lëvizur nga pozicioni i tij dhe propozimi tre pikësh i Josep Borell i nxjerr pas takimit me Vjosa Osmanin ka mbetur ende pezull.

Pas gjithë këtyre zhvillimeve, emisari i SHBA-së Miroslav Lajcak ka udhëtuar drejt Washingtonit me ftesë amerikane, ku edhe ka zhvilluar takime me nënsekretaren e Shtetit, Viktoria Nuland. Pas këtij takimi Nuland ka shkruar se mbështesin propozimin tre pikësh të BE-së si rruga më e mirë për të ecur përpara.

Lidhur me këtë udhëtim të Miroslav Lajcak drejt Dashingtonit në një kohë mjaftë delikate, Express ka biseduar me profesorin amerikan, Daniel Serëer, i cili ka marrë pjesë në një diskutim me Escobar dhe Lajcak në Atlantic Council. I pyetur nëse kjo ftesë e amerikanëve për Emisarin e BE’së mund të ketë qenë një thirrje për të diskutuar ndonjë ndryshim eventual që emisari sllovak duhet të bëjë në mënyrën se si ndërmjetëson dialogun, apo thjeshtë ftesë për koordinim të mëtejshëm lidhur me masat që mund t’i marrin për Kosovën dhe Serbinë, Serwer ka thënë se SHBA dhe BE kanë pajtueshmëri të plotë për gjithçka në proces, përveç nismës “Open Balkan”.

“Unë mendoj se ky udhëtim është më së shumti rreth koordinimit. E vetmja temë ku unë vërej dallime është Ballkani i Hapur. SHBA e përkrah, BE e kundërshton”, ka thënë Serëer për Gazetën Express.

I pyetur nëse beson që SHBA do ta ndëshkojë Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti nëse s’do të ketë lëvizje të pozicionit për propozimin tre pikësh të BE-së, për de-eskalim, Serëer ka thënë se nuk e di nëse fjala “ndëshkim” është e duhura, por thotë se është e qartë se SHBA-ja dhe BE-ja janë të përgatitura për t’i bërë presion Kosovës për de-eskalim.

Profesori amerikan Serwer në këtë intervistë për Express ka folur edhe lidhur me disa raportime në media, që s’kanë përjashtuar as mundësinë që kryeministri Kurti të shpallet non-grata nga SHBA-ja në rast se refuzimi për de-eskalim do të jetë i skajshëm.

Ai thotë se kjo është një ide e tmerrshme që do ta bëjë kryeministrin Albin Kurti edhe më të pabindur, por potencon se nuk e përjashton, meqë thotë se Kurti ka pasur probleme që të pajiset me vizë amerikane si opozitar.

“Është një ide e tmerrshme që do ta bëjë atë edhe më të pabindur, por nuk do ta përjashtoja. Kishte vështirësi për të marrë vizë për vite me radhë kur ishte në opozitë”, ka potencuar Serwer për Gazetën Express.

Në fund, i pyetur nëse vendimi i presidentit amerikan, Joe Biden, për urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor mund të ketë lidhje edhe me situatën në veri të Kosovës, Serwer ka thënë se supozon që po, megjithatë thotë se për këtë duhet përgjigjur Qeveria Amerikane.

Situata në veri të Kosovës është përkeqësuar që nga dita e premte e 26 majit, kur Qeveria e Kosovës kishte vendosur t’i dërgonte kryetarët e zgjedhur në objektet e komunave në Veri nën përcjelljen e forcave policore. Një vendim të tillë SHBA-ja e kishte kundërshtuar plotësisht duke drejtuar gishtin kah kryeministri Albin Kurti për mos koordinim.

Më 29 maj, tensionet kishin arritur kulmin ku si rezultat e përplasjes mes KFOR-it dhe protestuesve, në mesin e të cilëve ka pasur edhe grupe kriminale, kanë mbetur të plagosur 30 ushtarë të KFOR-it.

Thirrjet ndërkombëtare dhe presioni ndaj Kosovës për të vendosur qetësinë në veri ka qenë i pandalshëm. SHBA ka bërë thirrje që kryetarët të zhvillojnë aktivitetin e tyre nga objekte alternative, të largohen policia nga objektet komunave dhe të fillojnë angazhimet për organizimin e zgjedhjeve të reja.

Propozimet e Washingtonit dhe Brukselit ende s’kanë marrë dritën jeshile nga kryeministri Albin Kurti, i cili tashmë si kusht për de-eskalim ka shtuar edhe lirimin e tre policëve të Kosovës që janë rrëmbyer nga Serbia.

Para pak ditësh, kryeministri Kurti kishte propozuar kushtet e tij për de-eskalim.

Pika e parë: Sundimi i ligjit në katër komunat në veri. Situata në veri nuk është normale për një kohë të gjatë por eskalimi më 29 maj e bënë urgjent sjelljen para drejtësisë të gjithë atyre që ushtuan dhunë ndaj policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediat.

Pika e dytë: Grupet e dhunshme tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës.

Pika e tretë: Policia e Kosovës dhe KFOR, apo EULEX-i do të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë çdo 15 ditë për të garantuar ambient të sigurt për të gjithë.

Pika e katërt: Qeveria e Kosovës do të koordinohet me të gjithë akterët dhe do të shpall zgjedhjet e reja në veri.

Pika e pestë: Kosova dhe Serbia rikthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar të Brukselit. Udhëheqësit e dy shteteve takohen në nivel të lartë gjatë kësaj jave dhe Bashkimi Evropian të siguroj një plan renditje të drejtë dhe të balancuar për zbatimin e marrëveshjes bazike./GazetaExpress/

Daniel Serwer në Atlantic Council gjatë diskutimit me Escobar dhe Lajcak

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë