Mbrëmjen e kaluar Veriu.info në kohë reale kishte raportuar për një plagosje, në Prishtinë më saktësisht tek kafet e vogla, ndërsa policia në raportin 24orësh ka dhënë detaje të reja.
Sipas raportit policorë, i plagosuri është jashtë rrezikut për jeten.
Kujtojmë se ngjarja kishte ndodhur në “Large Bar” në Prishtinë.
VRASJE NË TENTATIVË/Rr.Fehmi Agani, Prishtinë 23.06.2023 – 21:48. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.













