Njëra prej njësive të Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se “okupatorët rusë po humbasin jo vetëm pajisje dhe ushtarë”.
Përmes rrjeteve sociale, forcat ukarinase njoftojnë se rusët kanë lënë edhe dokumente sekrete “nga paniku”.
Forcat ukarinase thonë se në dokumente ka planifikim për luftën me Ukrainën, të miratuara më 18 janar të këtij viti.
Sipas tyre, në dokumente përshkruhet se pushtimi duhet të zhvillohet brenda 15 ditësh.
“Dhe ne do t’u themi një gjë okupatorëve rusë: lërini pajisjet dhe dokumentet sekrete, do të na duhen, e para – për mbrojtësit tanë, dhe e dyta – për Hagën”, thuhet në postimin e forcave ushtarake të Ukrainës.
“Pushtuesit rusë përdorin jo vetëm teknologjinë, por edhe fuqinë e gjallë.
Në panikun e erës së keqe, ata privojnë dhe fshehin dokumente, kështu që me porosinë tonë u hodhën dokumentet e planifikimit të njërës nga repartet e grupit taktues të batalionit 810ї OBMP të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse.”













