
“Betimi për Drejtësi” ka bërë me dije se kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka është arrestuar.
Duke u thirrur në burimet brenda prokurorisë, media në fjalë ka tregua Mujka, i cili ka qenë zyrtarë i lart i VV-së, është arrestuar nën dyshime për korrupsion.
Veprën për të cilën është arrestuar dyshohet se Mujka e ka kryer gjatë kohës së ishte nënkryetar i Komunës së Mitrovicës.
Sipas raportimeve të mediave, ish-nënkryetari i Mitrovicës kishte qenë pjesë e partisë së gruas së Sllobodan Millosheviqit, Mira Markoviq. Këto pretendime, Mujka nuk i ka mohuar asnjëherë.
“Sa i përket partisë se jullit, gjatë këtyre viteve kam pasur takime, konsultime, dreka e darka dhe shumë foto me pothuaj shumicën e komandantëve të famshëm. Asnjëri nuk ma ka përmendur as jullin as gruan e Sllobës. Tash ose ata nuk mendojnë si ju ose ndoshta edhe ata kanë qenë me mua ne jull”, kishte shkruar Mujka në një reagim/BetimipërDrejtësi












