Kryeshefi i ndërmarrjes publike qendrore “Ibër – Lepenc”, Faruk Mujka, është arrestuar sot nga Policia e Kosovës nën dyshimin e veprës penale korrupsion, raporton Gazeta Online Veriu info.
Mujka dyshohet për korrupsion gjatë kohës sa ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës, kurse tani mban pozitën e asamblistit në kuvendin komunal në këtë komunë nga radhët e Vetëvendosjes.
Por arrestimi i tij për korrupsion nuk ka ndalur kolegun e tij partiak në kuvendin komunal, Kushtrim Zeneli, që t’i dalë në mbrojtje atij, raporton Gazeta Online Veriu info.
Zeneli i cili është punësuar para pak muajsh në një ndërmarrje tjetër qendrore, si inspektor në KRU “Prishtina”, nuk ka lënë “shibël” në Mujkën.
Asamblisti, inspektori i KRU “Prishtina”, e mbi të gjitha aktivisti i Vetëvendosjes, ka marrë rolin e gjykatësit, duke dhënë fjalën “përfundimtare” se Mujka nuk është i korruptuar.
Madje ai këtë rast e ka quajtur luftë speciae ndaj Vetëvendosjes nga mbetjet e regjimit të vjetër.
Postimi i plotë i Zenelit:
Faruk Mujka nuk eshte i korruptuar. Ky eshte besimi im per aq sa e njoh dhe kam bashkepunuar.
Drejtesia duhet t’i shkoje deri ne fund kesaj pune. E ne do te jemi ketej e do ta shohim epilogun.
Nese dikush mendon qe kjo e sotmja eshte pertej luftes speciale kunder VETEVENDOSJES! nga mbetjet e regjimit te vjeter brenda sistemit, e ka gabim.













