Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Mercenarët na kishin dalë më lirë” | Kur Hekuran Murati i ofendonte rëndë veteranët e UÇK-së

14/07/2023 - 21:20
në Kryesore, Lajme
A A
“Mercenarët na kishin dalë më lirë” | Kur Hekuran Murati i ofendonte rëndë veteranët e UÇK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nesër me fillim nga ora 18:00 do të mbahet një protestë që vjen si reagim ndaj publikimit të përgjimeve të Mimoza Kusari-Lilës, e cila koordinohej me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe, edhe në lidhje me veteranët e UÇK-së. E OVL e UÇK-së tashmë e ka konfirmuar përkrahjen dhe pjesëmarrjen në protestë.

Në fakt, Qeveria Kurti nuk ka pasur marrëdhënie të mira me organizatën e veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së, të cilit janë ankuar për lënien jashtë rritjes së pagës minimale, ligj i cili u miratua dje në lexim të dytë.

Përtej kësaj, veteranët e luftës çlirimtare kanë pasur përplasje të veçantë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Kjo përplasje ishte intensifikuar posaçërisht pas publikimit të disa shkrimeve në Facebook të Muratit, të cilat ministri në Qeverinë Kurti i kishte shkruar vite më parë.

Më saktësisht, janë dy statuse jashtëzakonisht problematike për nga përmbajtja, madje në to ka edhe tone përçmuese e tallëse kundrejt njerëzve që luftuar kundër Serbisë në vitin 1998-199. Në postimin e 1 tetorit të vitit 2016, Murati atëbotë theksonte se tre muajt e një ushtrie guerile po kushtojnë më shtrejtë se një ushtri e rregullt.

“Përderisa pagesa për veteranët po don me kalu 100 milionë euro në vit, për vitin 2016 buxheti për FSK-në asht vec 45.1 milionë euro. Për vitet 2017 dhe 2018 shkon tu ra madje, 44.8 dhe 44.6 përkatësisht. Këta tre muj lufte të një ushtrie guerile dojnë me na dalë shumë ma shtrejtë se ni ushtri e rregullt”, shkruante ai.

Tutje, Murati shkruante se më lirë do të dilte po të angazhoheshin mercenarë se sa pagesat e veteranëve të UÇK-së.

“Bile edhe mercenarë më pas angazhu na kish dalë ma lirë – 3 muj ka 2 mijë euro bajnë 6 mijë euro për kry – 20 mijë mercenarë të përgatitun ushtarakisht kishin me na kushtue vec 120 milion euro gjithsej. Edhe as falemnderit s’kish pasë nevojë me ju thanë.” – shkruante tutje ai.

Ndërsa në një postim tjetër, Murati tallej me veteranët duke shkruar se Hashim Thaçi nuk do të guxojë të falë tokë Serbisë, veç sa të kthehen veteranët prej deti.

“Veç sa të kthehen veteranët prej deti, se e sheh Hashimi qysh guxon me i falë tokë Serbisë…” – shkruante ai me 6 gush të vitit 2018.

Pas publikimit të këtyre qëndrimeve skandaloze të Muratit për veteranët, ai kishte kërkuar falje për gjuhën e përdorur.

“Shkrimet e para disa viteve kanë qenë nga mllefi me ata që asokohe me fryrjen e listave për përfitime financiare e politike po shtrembëronin historinë e luftës dhe të vërtetën tonë kolektive. Ju siguroj se ato shkrime nuk kanë pasur synim ofendimin ndaj ushtarëve dhe dëshmorëve”, shkruante Murati.

“E pranoj që gjuha e përdorur atëherë ka qenë e gabuar, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithë luftëtarëve të UÇK-së dhe familjeve të tyre”, vazhdonte Murati.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti për këto shkrime skandaloze të Muratit kishte thënë: “Unë jam kryeministër por jo komentues. Komentues ka pafund. Kryeministri qeveris me vendin për çështje madhore, dhe çka shkruajnë komentuesit për tema të shumë vjetëve nuk mund të jenë temë as prioritet për mua.”

Ndryshe, protestën e kanë përkrahur edhe AAK-ja, PSD-ja e Nisma.

JU REKOMANDOJMË

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë