Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë se me miratimin e Ligjit për pagën minimale po diskriminohen puntorët e sektorit privat.
Sipas tij, miratimi i këtij ligji është në kundërshtim me të gjithq ligjet në fuqi.
“Të jeni të bindur se për një periudhë të shkurtër me këtë vendim që e ka marr֝ë Qeveria e Kosovës, do të diskriminohet vetë Qeveria e Kosovës, do të diskriminohen pronarët e kompanive…
Ky aprovim i pages minimale është në kundërshtim me të gjitha ligjet në fuqi sepse së pari Qeveria ishte duhur t’a merrte mendimin e partnerëve, punëdhënësve dhe punëmarrësve që nuk e ka marrë por e ka propozuar vetë”, ka thënë Azemi në RTV Dukagjini.













