Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Perëndimi: Rusia prodhon armë të posaçme për t’i dëmtuar tubacionet dhe kabllot nënujore

16/07/2023 - 17:31
në Kryesore, Lajme
A A
Perëndimi: Rusia prodhon armë të posaçme për t’i dëmtuar tubacionet dhe kabllot nënujore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Forcat detare perëndimore duhet të përshtaten tashmë me një lloj të ri rreziku. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, disa vende rivale, kryesisht Rusia, po zhvillojnë kapacitete të reja ushtarake, për të goditur infrastrukturën jetike në thellësi të deteve, siç janë gazsjellësit dhe kabllot nënujorë.

Sasi të mëdha gazi natyror u çliruan në Detin Baltik kur në muajin shtator, gazsjellësi ‘Nord Stream’, që lidh Rusinë me Gjermaninë, u ça.

Filmimet nënujore treguan se të paktën 50 metra tubacion ishin dëmtuar dhe në shtratin e detit u vunë re copa të mëdha të tij. Hetuesit suedezë gjetën gjurmë eksplozivi dhe Perëndimi dyshon se kjo mund t ë ket ë qenë një akt sabotazhi nga Rusia. Vetëm pak ditë pas incidentit, Britania njoftoi se do të rrisë kapacitetet për mbrojtjen nënujore.

“Rusia nuk i fsheh kapacitetet që ka për të goditur këtë infrastrukturë. Pra, për këtë arsye, mund të njoftoj se kemi angazhuar rishtazi dy anije të specializuara që mund t’i mbajnë kabllot dhe tubacionet tona të sigurta”, tha Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace.

E para nga këto anije po pajiset nga marina britanike, e cila thotë se do të ketë rolin e një “anijeje mëmë” që do të drejtojë nga distanca sisteme autonome për të mbikëqyrur dhe për të luftuar në shtratin e detit.

Miliona kilometra kabllo nënujore dhe tubacione mbartin karburant që mbajnë në lëvizje ekonominë globale.

“Disa prej rivalëve të Perëndimit, Rusia më tepër, po zhvillojnë kapacitete të posaçme për të sulmuar pikërisht këto pika të dobëta, me mjete si nëndetëse të projektuara me një qëllim të caktuar”, thotë Sidharth Kaushal, analist në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara.

Rusia mohon të ketë sabotuar gazsjellësin ‘Nord Stream’. Por vëzhguesit thonë se Kremlini e shikon gjithnjë e më shumë infrastrukturën nënujore perëndimore si një pikë të dobët. Në fund të dhjetorit, Rusia përuroi katër luftanije të reja, përfshirë dy nëndetëse me energji bërthamore.

“Ato kanë armë shumë të sakta dhe sisteme robotike”, tha Presidenti rus Putin.

Të përballur me këtë rrezik, NATO dhe Bashkimi Evropian krijuan muajin e kaluar një grup pune të përbashkët për mbrojtjen e infrastrukturës jetike. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s informoi në tetor për gjendjen e gatishmërisë ushtarake të aleancës, pas shpërthimeve në gazsjellësin ‘Nord Stream’.

“Sulmet e qëllimshme ndaj infrastrukturës jetike të aleatëve do të priten me një përgjigje të bashkuar dhe të vendosur. Sulmet hibride dhe ato kibernetike mund të aktivizojnë Nenin 5 (për mbrojtjen kolektive) dhe mund të përbëjnë një sulm të armatosur ndaj një vendi të NATO-s”, tha zoti Stoltenberg.

Perëndimi duhet të qartësojë rregullat për angazhimin në luftime, thotë analisti Kaushal.

“Çfarë bën kur vëren p.sh. se një nëndetëse po dëmton infrastrukturën jetike kombëtare, por jo në një mënyrë që shkakton humbje të menjëhershme jetësh? Pra realisht çështja është më tepër se si mund të ndryshohen praktikat organizative për t’u përballur me një aktivitet të këtij lloji”, thotë zoti Kaushal.

Analistët thonë se forcat detare duhet të përshtaten me shpejtësi për të mbrojtur infrastrukturën jetike nën det, ndërkohë që kundërshtarët po zhvillojnë kapacitete të reja ofensive për luftë hibride./VOA

JU REKOMANDOJMË

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë