Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

18/07/2023 - 10:45
në Kryesore, Lajme
A A
20 personave u refuzohet kërkesa për të marrë pjesë si viktima në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të martën e 18 korrikut do të vazhdojë seanca në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ndryshe, në gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, në fazën e kundër-pyetjeve plotësuese të ekipeve mbrojtëse gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Rrustem Mustafa, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Llapit, janë lexuar deklarata nga takimet e komandantëve të zonave, duke shprehur pakënaqësi për anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Këto lexime fillimisht u bënë nga avokati mbrojtës i Thaçit, Luka Misetiq, i cili paraqiti dokumentin nga shënimet e mbledhjes së komandantëve të zonave, ku Sylejman Selimi kishte thënë se ‘nëse Sokol Bashkota dhe Jakup Krasniqi mbeten në këto poste, nuk i raportoj më Shtabit të Përgjithshëm’, e që Mustafa tha se sipas këtij dokumenti Selimi ka shprehur pakënaqësitë e tij.

Më tej është lexuar fragmenti i Sami Lushtakut i cili kishte thënë se Rexhep Selimi, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin përgjegjës për situatën ku gjendeshin dhe është lexuar deklarimi i Mustafës që kishte thënë se ‘‘këta persona i kanë zhgënjyer bashkëluftëtarët e vet’’, shkruan “Betimi për Drejtësi”.

Lidhur me këtë deklarim Mustafa tha se nuk e di saktë se çfarë ka menduar atëkohë por hamendësoi se e ka pasur fjalën se kanë ikur nga komandantët që merreshin me operacione në terren.

Kur u pyet se a është e drejtë të thuhet se disa nga personat ishin të pakënaqur përfshi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, dëshmitari Mustafa tha se ‘‘në bazë të asaj të po shohim është e drejtës’’.

Më tej seanca ka kaluar në sesion privat për pak kohë lidhur me përgjigjet ku Mustafa kishte folur për të lartpërmendurit.

Në vazhdim, Mustafa tha se nuk i kujtohet që prokuroria i ka shfaqur ndonjë komunikatë tjetër të Shtabit të Përgjithshëm, përveç komunikatës 54 që të tregojë veçanërisht që përcjell mesazh për ndalimet.

Ai tha se nuk i kujtohet ndonjë komunikatë tjetër që ata duhej të ndalonin persona në zonën e tyre.

Tutje, lidhur me komandant Drinin, ai tha se e di që ai është komandanti më jetëgjatë i zonës së Pashtrikut, duke thënë edhe njëherë se nuk e di saktë datën kur Drini ishte bërë komandant.

Ai tha se nuk beson se mbledhjet ku mund të ketë qenë i pranishëm Drini dhe Bislim Zyrapi të kenë ndodhur para dhjetorit 1998.

Kurse nga pyetjet plotësuese të mbrojtësit të Veselit, avokatit Ben Emmeson ai pohoi se në takimin e 13 shkurtit komandantët e zonave po propozonin dy komandantë të mundshëm dhe atë se propozimi i Mustafës kishte qenë për Bislim Zyrapin dhe propozimi i Ramush Haradinaj për Sylejman Selimin.

Ndërkohë, Mustafa pohoi se Sylejman Selimi kishte qenë komandant i zonës së Drenicës dhe se Haradinaj ka propozuar që një prej komandantëve të zonave të ketë mundësi me komandu Shtabin e Përgjithshëm dhe UÇK-në në përgjithësi.

Ai tha se në fund ishte bindur dhe e kishte pranuar Sylejman Selimin si komandat të përgjithshëm.

Kurse lidhur me deklarimin për SHIK-un, dëshmitari tha se siç mund të lexohet, i njëjti paska dyshuar se dikush ka përdor SHIK-un për të ushtruar presion.

Ai më tej pohoi se me zgjedhjen e komandantit në një farë mënyre anëtarëve të delegacionit iu kishin marr fuqinë komandantët e zonave dhe nuk kishin aftësinë që të bënin negociata.

Ndërkaq, i pyetur për shqetësimin e një folësi se për takimin kishin dijeni shërbimet e inteligjencës së vendeve të tjera si CIA, SHIK-u, shërbimi sekret i Serbisë, dëshmitari tha se nuk i kujtohet saktësisht por e di sa ka pasur kësi lloj debatesh.

Sipas tij, SHIK-u i është referuar shërbimit informativ kombëtar shqiptar dhe se tha se i kujtohet se e ka marr në telefon kryeministrin shqiptar atë kohë dhe ka biseduar lidhur me këtë çështje.

Ai tha se ka ngritur shqetësimit se SHIK nuk është i njohur me problemet e brendshme, duke kërkuar që të largohen dhe të mos bëhet presion përmes njerëzve.

Ndërlidhur me këtë temë, Emmerson lexoi një pjesë të reagimit të Ramush Haradinaj i cili kishte thënë se ‘jemi ushtri dhe nuk jemi të interesuar me shqetësime të shteteve të huaja, qoftë ato edhe të shtetit amë’, e që Mustafa tha se Haradinaj i ishte referuar shtetit shqiptar si shtet amë.

Kurse, mbrojtësi i Selimit, avokati Geoffrey Roberts kërkoi nga dëshmitari të konfirmojë disa çështje dhe se Mustafa e bëri këtë.

Sipas tij, Rexhep Selimi nuk ishte prezantuar ndonjëherë si komandant i përgjithshëm as si komandat i zonës së Drenicës dhe se asnjë pjesëtarë i Shtabit të Përgjithshëm nuk e kishte prezantuar ndonjëherë atë si komandant, se asnjëherë nuk ka parë ndonjë dokument gjatë dhe pas luftës që emri i Selimit të jetë i paraqitur si komandant.

Ai shtoi se opinioni i tij kishte qenë i gabuar por se në intervistën me Zyrën e Prokurorit të Specializuar kishte folur vetëm për përshtypjet që ka pasur i njëjti një kohë.

Përderisa mbrojtja e Krasniqit nuk ka pasur pyetje shtesë, trupi gjykues ka vazhduar marrjen në pyetje të dëshmitarit Mustafa.

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë