
Prej disa ditësh mediume të caktuara po merren me Aliun, lypsarin e dashur për mitrovicasit, duke pretenduar se atij iu shkaktuar lëndime, sidomos në këmbë, pas kogja një “rrahje” që i është bërë në rrugë. Madje u tha se Aliun e rrahi pronari i një diskoteke.
Veriu.unfo ka siguruar pamje te Aliut duke shqyer posterët e një diskoteke, përmes të cilëve reklamohej ardhja e këngëtarit Butrint Imeri në këtë diskotekë Mitrovicë. Aty shihet se Aliu e kishte këmbën e lënduar paraprakisht, të cilën e kishte të zhveshur nga plagët.
Në këtë video shihet Aliu duke i shqyer posterët, ku më pas mësohet se njëri prej pronarëve të diskotekës e ka parë Aliun dhe e ka pyetur pse po i shqyen posterët, duke e qortuar për veprimin e bërë.
Personi në fjalë ka thënë për Veriu.info se kur e ka pyetur Aliun pse po e kryen këtë veprim, ai i ka thënë se një person ia ka dhënë 20 euro për t’i shqyer posterët.
Në media ka qarkulluar një video për ngjarjen në fjalë, ku shihet pronari i diskotekës pranë Aliut të ulur në shesh, por në asnjë moment nuk shihet duke e goditur, por vetëm duke biseduar me të.
VIDEO












