Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka kujtuar kohën kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtsisë në Hagë ka konstatuar se Shpallja e Pavarsisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ai tutje ka thë se Shpalllja e Pavarësisë është suksesi më i madh historik i Kosovës dhe se deri këtu u arrit me lidership vizionar, në koodinim me aleatët tanë ndërkombëtarë, ka shkruar ai në profilin e tij në Fcebook.
Postimi i plotë:
Si sot, 13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Me vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim të një lidershipi vizionar, në koordinim me miq e aleatë e jo kundër tyre, me dashuri e përkushtim për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë dhe jo duke e rrezikuar atë – shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik.
Prandaj, edhe sot, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e madhe ndër breza të popullit tonë dhe luftën e shenjtë e çlirimtare të UÇK-së.
Krenarë, sot e përjetësisht, me shtetin dhe qytetarët tonë liridashës!











