Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti me gjuhë ditë e më të rëndë ndaj ShBA’së dhe BE’së: Më shumë janë optimistë për Vuçiqin se sa për veten

24/07/2023 - 11:23
në Lajme
A A
Kurti me gjuhë ditë e më të rëndë ndaj ShBA’së dhe BE’së: Më shumë janë optimistë për Vuçiqin se sa për veten
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Çdo ditë e më shumë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka mprehur gjuhën ndaj ndërmjetësuesve dhe partnerëve evropianë dhe amerikanë, duke provuar t’ia çjerrë vetes fajin në gjendjen në të cilin e ka futur veten, por edhe vendin. E ka sanksionuar dhe izoluar shtetin, por me një kollallëk të pashoq, ai thotë se kjo është një qasje “drastikisht asimetrike” ndaj Kosovës. Në një intervistë me gazetën kroate “Veçernji List” më shumë se askund tjetër ai veçse e konfirmon tezën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit amerikan të shtetit, se Kurti “eksesivisht dhe obsesivisht e definon veten në raportin e tij/tyre me Serbinë”.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “të mashtruar” nga Serbia dhe të padrejtë ndaj Kosovës, lëshohet hapur në komentime Kurti, teksa ua vendos në pikëpyetje gjykimin e shëndosh mbarë atyre. Situatën siç është, i thotë ai gazetës kroate, e ka sjellur Perëndimi me një numër ‘gabimesh’ të cilat ai ua numëron.

“Vënë bast në kalin e gabuar”, tha Kurti duke u lëshuar në analogji, ndonëse si kryeministër do të duhej të dinte që analogjitë në politikë janë thikë me dy teha. Këtu duke e pasur ndërmend, Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të cilin lë të kuptojë se Perëndimi po i bën masazh psikologjik, dhe se “po më godasin mua”.

“Në fund doli që nuk ishte fare kalë, por dhelpër”, tha ai, teksa shtoi se as pas një viti e gjysmë Serbia nuk është bashkërenduar në sanksionet perëndimore ndaj Federatës Ruse. Këtu, u kthehet ai amerikanëve dhe evropiane me një qortim të drejtpërdrejt. U thotë se duhet të riekzaminojnë veten dhe të reflektojnë; t’i thirrin mendjes së tyre; gjë që, sipas tij, nuk po e bëjnë.

“Në vend të reflektimit dhe introspeksionit të tyre, ata më godasin mua”.

Krejt ngërçin, sërish, Kurti ua faturon “tolerancës” së Perëndimit ndaj Aleksnadar Vuçiqit; duke nisur prej formës së marrëveshjes Kosovë-Serbi pa nënshkrim dhe atë që ai e interpreton si “leje Vuçiqit për ta shkelur” atë.

“Brukseli dhe Uashingtoni e lejuan Vuçiqin që të mos e nënshkruante marrëveshjen nga Brukseli dhe Ohri, pastaj që ta shkelte atë marrëveshje dhe ja ku jemi në një situatë në të cilën ekziston asimetri drastike në qasje”, tha Kurti.

Masat ndëshkuese ndaj Kosovës i quan “padrejtësi” ndërsa konstaton se Vuçiqit po i ofrohet “falje”.

“Masa ndëshkuese ndaj meje, dhe nga ana tjetër falje për presidentin Vuçiq. Kjo është një padrejtësi. Por thonë se këto masa do të jenë afatshkurtra, të përkohshme dhe të kthyeshme, andaj të shohim. Me faktorët ndërkombëtarë, edhe evropianët edhe amerikanët, kemi komunikim dhe koordinim të rregullt, por kemi edhe dallime të vogla, herë përsa u përket taktikave, e ndonjëherë, eventualisht, strategjive. Por përsa iu përket vlerave, interesave dhe qëllimeve nuk kemi asnjë dallim”, ka shtuar ai.

Por, Kurti nuk u ndal me kaq. Siç thotë edhe Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, kryeministri kosovar, Albin Kurti, “obsesivisht dhe eksesivisht e definon veten në raport me Serbinë”. Edhe kjo intervistë është e tëra “obsesivisht dhe eksesivisht” për atë se çka është Serbia dhe çka nuk është Kosova, përkthyeshëm, nuk është si Serbia.

Andaj, vazhdon të besoj ai, i mbarë komuniteti ndërkombëtar gabohet dhe mashtrohte nga kjo Serbi. Madje, ai i futet edhe analizave psikanalitike për Vuçiqin dhe Perëndimin. Thotë se këta të fundit “janë më optimistë për Vuçiqin se sa për veten”.

“Komuniteti ndërkombëtar ka pritshmëri të ulëta nga Vuçiqi në të tashmen, por megjithatë shpresa të mëdha në afat të mesëm. Prandaj, sa herë që Beogradi bën një gjest pozitiv, ata e zmadhojnë atë, sepse kanë pritshmëri jashtëzakonisht të ulëta”, ka thënë Kurti.

“Në këtë kuptim, komuniteti ndërkombëtar, paradoksalisht, është më optimist për Vuçiqin sesa për veten!”, shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë