Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti: Kontributi i mërgatës ndjehet në të gjithë sektorët

26/07/2023 - 09:01
në Lajme
A A
Kurti: Kontributi i mërgatës ndjehet në të gjithë sektorët

FILE PHOTO: Kosovo's Prime Minister Albin Kurti poses for a picture during an interview with Reuters at his office in Pristina, Kosovo August 10, 2022. REUTERS/Fedja Grulovic//File Photo

Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është bërë lansimi i platformës “Shijo Kosovën”, e cila i dedikohet mërgatës dhe synon të ofrojë qasje më të lehtë në aktivitete kulturore e arsimore. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka theksuar rëndësinë e kontributit të mërgatës në Kosovë.

Kurti ka thënë se kontributi i mërgatës së Kosovës ndjehet në të gjithë sektorët e vendit.

“Kontributi juaj ndjehet në të gjithë sektorët e vendit, u jemi pafundësisht falënderues e mirënjohjes për angazhimin tuaj të vazhdueshëm për zhvillimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës. Çdo i treti qytetar i republikës sonë nuk është edhe banor, që do të thotë se mërgata jonë përbën një pjesë të konsiderueshme të popullsisë, përveç se mbase edhe shumicën e ekonomisë sonë, kur kemi parasysh se fuqia jonë punëtore nuk është më pak e pranishme në mërgatë, sesa në vendin tonë. Kosova gjithsej i ka diku rreth 400 mijë të punësuar dhe ne i kemi 400 mijë shqiptarë vetëm në Republikën Federale të Gjermanisë. Pra si fuqi punëtore nuk i kemi më pak në mërgatë sesa brenda vendit. Kur kemi parasysh edhe kapitalin që e posedon mërgata jonë, atëherë më të vërtetë vihet në dyshim se në kuptimi e ekonomisë kush është brenda e kush është jashtë, ndoshta ne jemi më shumë jashtë dhe mërgata është edhe më brenda sesa vet ne”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se platforma “Shijo Kosovën” është bashkudhëtar i rëndësishëm i qëndrimit të diasporës në Kosovë, gjatë tërë vitit.

“Platforma ‘Shijo Kosovën’ këtë vit përfshin shumë më shumë aktivitete, partnerë dhe bashkëpunëtorë të ndryshëm, duke e bërë këtë platformë bashkudhëtarë të rëndësishëm të qëndrimit tuaj në Kosovë, jo vetëm gjatë verës por edhe gjatë tërë vitit. Kjo platformë do të ofrojë mundësi që gjatë pushimeve tuaja të forconi lidhjet përmes programeve të ndryshme për fëmijët tuaj, festivale dhe aktivitete të ndryshme edhe kulturore edhe natyrore teksa shijoni bukuritë natyre dhe skenën e pasur të artit dhe trashëgimisë në Kosovë. Kjo platformë gjithashtu ju mundëson të jeni pjesë aktive e takimeve konsultuese në nivele të ndryshme që nga takimet në institucionet publike si Kuvendi i Kosovës, apo komunat e ndryshme të Kosovës, e deri të pjesëmarrja juaj direkte në përpilimin e legjislacionit, ju keni kontribuar edhe deri më tash direkt në procesi ne strategjisë për diasporë dhe të akteve ligjore përmes imputeve tuaja”, ka thënë Kurti.

“E kemi edhe projektin e transformimit socio ekonomik të Kosovës që është Fondi Sovran, që dëshiron që qytetarët e Kosovës, përfshirë edhe mërgatën tonë t’i shndërrojë pjesëmarrës në ekonominë e Kosovës. Përmes votimit ju bëheni pjesëmarrës në demokraci në Kosovë. Përmes fondit sovran, ku ne synojmë ta bëjmë indeksimin e kompanive tona publike por edhe privatë në ekonominë e vendit, dëshirojmë që qytetarët e vendit përfshirë bashkatdhetarët t’i bëjmë aksionarë në ekonominë tonë. Pra ta demokratizojmë ekonominë e ta bëjmë qytetarin pjesëmarrës jo vetëm në aspektin demokratik të cikleve elektorale por edhe të pjesëmarrjes në ekonomi e të zhvillimit të vendit tonë. Ne e synojmë një ditë kur edhe ndërmarrësit vendorë, por edhe bashkatdhetarët, në vend se ndoshta ta blejnë edhe një banesë shtesë diku në Prishtinë, të mund të blejnë 0.1% të aksioneve për shembull në Telekom, ne Trepçë apo në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës, apo në kompani private të cilat do të jenë të indeksuara”, ka thënë ai.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ka thënë se e shohin të domosdoshme pjesëmarrjen e mërgatës në të gjitha proceset në Kosovë.

“Prandaj me platformën ‘Shijo Kosovën’ kemi tentuar që t’i përmbledhim disa prej programeve duke pasur një adresë të qartë, kryesisht gjeneratat e reja pra fëmijët ose nipat e atyre që për herë të parë u larguan nga Kosovë, shkuan në mërgatë dhe tani e kanë përcjellë dashurinë për Kosovën tek fëmijët dhe nipat dhe mbesat e tyre, dhe në këtë formë si institucione ndejmë detyrim që të ofrojmë programe konkrete për angazhimin e tyre, me qëllim që fëmijët e mërgimtarëve tanë Kosovën të mos e njohin vetëm me syzet e familjes, mos ta njohin vetëm në dasme e në ahengje, por ta njohin Kosovën së bashku me bashkëmoshatarët e tyre”, ka thënë Gërvalla.

Duke folur për platformën “Shijo Kosovën”, ajo ka thënë se aty do të mund të gjenden shumë programe, përfshirë argëtimin dhe arsimin si dhe mundësi për të përmirësuar njohuritë e gjuhës shqipe.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë