
Një vajzë e mitur ka thënë dje në polici se derisa ishte në një veturë taksie në Vushtrri ishte sulmuar nga një i dyshuar.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se i dyshuar është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Nacionale, Tahir Sinani, Vushtrri 04.08.2023-21:30. Viktima femër kosovare e mitur ka raportuar se derisa ka qenë në një veturë TAX-i është sulmuar seksualisht nga i dyshuar mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.










