
Gjatë kontrolleve e aksioneve të ndryshme të Policisë së Kosovës, të njëjtit vetëm ne vitin 2022 kanë hasur në 1473 armë pa leje.Edhe viti 2023 deri në muajin korrik, konfiskime të armëve kishte me bollëk, gjithsej 636 armë.
Rastësisht apo jo, ato që nuk ishin arritur të identifikoheshin nga Policia u përdorën në tre rastët që përfunduan me fatalitet në kafiteri e lokale të natës.E për të parandaluar incidentet e tilla ka filluar edhe një aksion i Policisë së Kosovës që e kanë quajtur “Goditja”.
Por sipas ish-zëvendësministrit të punëve të brendshme, Selam Shkodra që të parandalohen këto dukuri, duhet punë më shumë se kaq.“Mendoj që aksioni meriton që të përshëndetet por rezultati që ne e duam duhet të bëhet ndërmjet punës sistematike nga organet e rendit, e këtu duhet të luaj rolë edhe popullata e vendit e cila duhet të bashkëpunoj duke ndihmuar policinë e Kosovës me anë të denoncimit të dukurive negative”, ka thënë ish-zëvendësministër i Brendshëm, Selam Shkodra.
Ndërkohë, ata që studiojnë sjelljet e njerëzve kanë një shpjegim për gjithë këtë dukuri.“Posedimi i madh I armëve ndodhë edhe në vendet ku aktivitetet ilegale janë të mëdha dhe njerëzit ndoshta e konsiderojnë si siguri sepse janë në rryma dhe forma të jetesës jo legale por edhe dënimet e vogla për armëmbajtje e lehtësojnë të mbajnë armën me vete”, ka deklaruar Dorjan Krasniqi – Psikolog.
Policia e Kosovës gjatë operacionit “Goditja” vetëm ne ditën e parë të këtij aksioni gjatë kontrollit të 2049 veturave janë gjetur e konfiskuar 6 armë, 3 në rajonin e Prishtinës.
Aksioni është i shtrirë në gjithë vendin dhe sipas informatave të televizionit aty janë përfshirë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës, përfshirë edhe ato speciale./Dukagjini/











