Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm ka ndodhur në Skënderaj, raporton Veriu.info.
Policia bën të ditur se dy burra kanë raportuar se nga punimet e një objekti pa leje u janë dëmtuar rrugët, garazhet, mure të shtëpive–dhomave dhe pjesë të oborreve.
Menjëherë pas raportimit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe inspektorët komunal.
Lidhur me rastin ende nuk ka pasë të arrestuar, ndërsa kanë nisur hetimet, në procedurë të rregullt.
Raporti i plotë i policisë:
Skenderaj 20.07.2023-NN. Me datë 11.08.2023 dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë raportuar se nga data e lartë-cekur që ka filluar të ndërtohet një objekt (pa leje ndërtimi) , dy të dyshuar meshkuj, nga mjetet e rënda u janë dëmtuar , rrugët, garazhet, mure të shtëpive–dhomave dhe pjesë të oborreve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatës policore dhe inspektorët komunal. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet.













