Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Në këto shkolla në Prishtinë mund të mos fillojë mësimi nga një shtatori

14/08/2023 - 08:44
në Lajme
A A
Në këto shkolla në Prishtinë mund të mos fillojë mësimi nga një shtatori
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati tha se janë duke i ndërtuar dy shkolla dhe tri çerdhe të reja, në lagjet e Prishtinës. Ajo tha se janë rinovuar gjithsej 15 shkolla dhe se rinovim i tërësishëm është duke bërë në 5 shkolla të Prishtinës “Naim Frashëri”, “Gjergj Fishta”, “Meto Bjaraktari”, “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe “Gjin Gazulli”.Kjo sipas saj, mund të shkaktojë vonesa për disa shkolla që mësimi mos të filloj me një shtator.

Por që po bëjnë përpjekjet e nevojshme që nxënësit të mos humbin asnjë ditë mësim.

“Këtë vit kemi filluar me ndërtimin e shkollave të reja siç është ndërtimi i shkollës ‘7 Shtatori’ jemi duke e bërë ndërtimin e një shkolle të re në Veternik që ka qenë një lajm i mirëpritur për një kohë të gjatë prej banorëve të Veterrikut, po ndërtojmë çerdhe të reja, kemi çerdhen ‘Xixëllonjat’ në Pejton, kemi një çerdhe të re në Dardani dhe një çerdhe në Kolovicë, si dhe po punojmë gjatë gjithëkohës që të përmirësojmë në përgjithësi infrastrukturën shkollore”, tha ajo për Ekonomia Online.

“Renovim të thellë i kemi 5 shkolla, kjo nënkupton që shtatori do t’i gjej me të vërtetë në një gjendje komplet tjetër, shumë më të mirë, por renovime kemi bërë diku në rreth 15 shkolla të Prishtinës gjithsej, që nënkupton ndërrim të dyerve, dritareve, sanim të dyshemeve e kështu me radhë, por rinovim të thellë jemi duke e bërë në 5 shkolla të Prishtinës, shkollat Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Metro Bjaraktari, Hoxhë Kadri Prishtina dhe Gjin Gazulli”.

“Përgatitjet e nevojshme janë bërë gjatë gjithë kohës, ka disa shkolla që jemi duke i rinovuar plotësisht sepse kanë qenë për një kohë të gjatë në një gjendje jo shumë të mirë edhe kjo do të ndikojë që ndoshta në disa shkolla me pas pak vonesa, por po punojmë shumë që një gjë e tillë të mos ndodh, ne e patëm vjet edhe çështjen e grevës edhe pastaj mësimi në fund të vitit është shty, kjo ka ndikuar që edhe periudha ku na mundemi me intervenuar me renovime ka qenë më e shkurtë, por kjo ka me qenë përjashtim për dy tre shkolla në maksimum që mundet me u shty pak ose nëse mundemi po e shohim mundësinë që me i funksionuar disa shkolla që me mbajtur mësim dhe mos e humb asnjë ditë mësimore deri sa të përfundon renovimi i thellësishëm”.

Musmurati shtoi se këtë vit janë fokusuar tek matematika dhe po punojnë që këtë lëndë ta bëjnë sa më atraktive për nxënësit.

Ajo ka sqaruar se këtë ide fillimisht e kanë nisur me profesorin Qëndrim Gashi nga universiteti i Prishtinës, ish-ambasadori në Francë.“Jemi fokusuar e kemi quajtur ‘vitin e matematikës’ dhe gjithë mësimdhënësit e matematikës në komunën e Prishtinës do t’i trajnojmë, që pastaj edhe mësimnxënia të bëhet duke pasur lojëra, mënyra më interesante se qysh të ia bëjmë atraktive matematikën fëmijëve, duhemi me punuar me fëmijë që me bë sa ma atraktive edhe sa ma të lehtë me i kuptuar termet të cilat janë në matematikë”.

“E kemi filluar si ide së pari me profesorin Qëndrim Gashi nga universiteti i Prishtinës, ish-ambasadori në Francë, kështu që ka qenë një projekt interesant që e kemi filluar me pas me një garë të matematikës në Prishtinë, pastaj filluam edhe me organizatën Toka edhe Universitetin e Prishtinës që të bëjmë trajnime për gjithë mësimdhënësit e matematikës që sivjet ta kemi një lloj viti të matematikës, mandej për vitin e ardhshëm do të mendojmë se cila do të jetë lënda e radhës që do ta fuqizojmë”.Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka edhe disa plane të tjera që pritet t’i vazhdojnë nga shtatori, duke përmendur këtu punën për cilësinë në arsim.

“Kemi bërë edhe disa projekte të cilat do të vazhdojnë nga shtatori që kanë të bëjnë më rritjen e cilësisë në arsim, sepse është e vërtetë që shërbimet infrastrukturore janë shumë të nevojshme, mirëpo të njëjtën kohë duhet të punojmë si Drejtori e Arsimit që ta përmirësojmë cilësinë në arsim”.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë