Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Zjarrfikësit e Kosovës në kushte të mjerueshme pune

17/08/2023 - 12:58
në Lajme, Pa kategori
A A
Zjarrfikësit e Kosovës në kushte të mjerueshme pune
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Numri i vogël i punonjësve, mos kompensimi për ndërrimet e natës, orët jashtë orarit, mos kompensimi i rrezikshmërisë gjatë orarit të punës vazhdojnë të jenë disa nga problemet me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit në Kosovë.

Nga Sindikata e Zjarrfikësve thonë se me pagën prej 120 euro nuk mund të mbulojnë as shpenzimet personale.

Kryetari i kësaj sindikate, Muharrem Beka shprehet se gjendja në të cilën është shërbimi i zjarrfikësve nuk i konvenon as shtetit.

Ai thekson se edhe numri i vogël i zjarrfikësve në nivel vendi dhe kushtet e mjerueshme të punës ndikojnë që shërbimi i zjarrfikësve të mos jetë me kapacitet të mjaftueshëm. Derisa thotë se veç Prishtinës i mungojnë 35 zjarrëfikës, Beka alarmon se numri i tyre është duke rënë.

“Gjendja nuk është duke lëvizur, kemi mbetur në një pozitë mjaft të palakmueshme, gjendja është duke u përkeqësuar… Është duke u zvogëluar numri i zjarrfikëseve, është duke u shtuar në moshë d.m.th. nga viti 2024 në përjashtim në tri, katër komuna as konkurse të reja, as punëtorë të rinj nuk kanë pranuar… Ne jemi të befasuar me qëndrimin indiferent të institucioneve karshi shërbimit të zjarrfikësve po edhe problemeve në veçanti të cilat janë grumbulluar, dhe institucionet janë të obliguara t’i zgjidhin… Zjarrfikësit as sot nuk kompensohen për ndërrimet e natës për festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit. Siç thash, rasti i mobilizimit në veri ende nuk janë kompensuar… Kjo gjendje nuk i konvenon askujt, as zjarrfikësve, as qytetarëve, as shtetit. Ky shërbim kjo forcë për mbrojtje në shpëtim është e brishtë, është një numër jashtëzakonisht i vogël në nivel vendi”, u shpreh ai.

Edhe komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Mitrovicës, Tahir Mikullovci, ka thënë se shqetësimi më i madh për këtë njësi zjarrfikëse është mungesa e personelit. Sipas ligjit, në Mitrovicë do të duhej të ishin edhe 15 zjarrfikës të tjerë pasi numri është i pakët.

“Është fakt se kemi mungesë të stafit të zjarrfikësve, por i kemi ndaluar pothuajse të gjitha pushimet vjetore në këtë sezon të pjesëtarëve të Njësisë Zjarrfikëse… Numri i zjarrfikësve është 32, dhe ky është problemi më i madh jo vetëm në Mitrovicë, por në krejt Kosovën, sepse në bazë të ligjit për mbrojtjen e zjarrit duhet që në çdo 1 mijë e 500 banorë të ketë një zjarrfikës”- ka thënë ai.

Tutje është paralajmëruar  se ky është alarmi i fundit për Qeverinë dhe institucionet për përmbushjen e kërkesave të tyre.

JU REKOMANDOJMË

Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg
05/11/2026 - 23:12

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka akuzuar biznesmenin e njohur Ram Geci, pronar i shoqërisë “Geci shpk“, në kuadër të një hetimi të gjerë...

Më shumëDetails

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Befason Spahiu: “Kurti hoqi dorë prej budallakive dhe u bë kryeministër”
05/11/2026 - 22:59

Nexhmedin Spahiu, profesor universitar, tha se Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë pasi që sipas tij klasa e re ka...

Më shumëDetails

Hykmete Bajrami: Do të kandidoj për kryetare të LDK-së, e zyrtarizoj kur të bindem se ka një proces të drejtë

Nënkryetarja e LDK-së reagon pas publikimit të sondazheve: Kujtojini zgjedhjet lokale dhe “kredibilitetin” e matësve një natë para tyre
05/11/2026 - 22:40

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka shprehur interesim për të kandiduar për të parën e partisë. Derisa ka thënë se kandidaturën do ta zyrtarizojë kur të bindet se...

Më shumëDetails

Kurti, Dejona, Haxhiu dhe Sylejman Selimi vizitojnë familjen e Rexhep Selimit

Kurti, Dejona, Haxhiu dhe Sylejman Selimi vizitojnë familjen e Rexhep Selimit
05/11/2026 - 22:32

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me Sylejman Selimin e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë mbrëmjes së sotme kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit. Kjo është bërë...

Më shumëDetails

Aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt për tentimvrasjen në “Bon Vivant”

Aktakuza ndaj Dukagjin Lekajt për tentimvrasjen në “Bon Vivant”
05/11/2026 - 22:18

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 29 tetor 2026 ka ngritur aktakuzë ndaj Dukagjin Lekajt (Dukagjin Nikollaj), të cilin e ngarkon për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje...

Më shumëDetails

Bajrami ngre dyshime se ‘mafia energjetike’ përfiton nga importi i lartë i energjisë: Është punë e Prokurorisë të hetojë

Bajrami: Nën qeverisjen e Kurtit, Kosova ndodhet në gjendjen më të keqe ndonjëherë
05/11/2026 - 22:02

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e ftuar në Pressing në T7, tha; “kam qenë e intervistuar si dëshmitare për atë që unë kam folur për “mafinë energjetike”. Për...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Nga Moska, Vulin mohon arratisjen, por nuk tregon nëse do të kthehet në Beograd

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë