Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me Sylejman Selimin e zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë mbrëmjes së sotme kanë vizituar familjen e Rexhep Selimit.
Kjo është bërë e ditur nga vetë bashkëshortja e Selimit, deputetja e VV-së, Shqipe Selimi përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

‘’Sonte, bashkë me miq e familjarë’’, ka shkruar Selimi përmes disa fotove të postuar në llogarinë e saj në Facebook.












