Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-anëtarin e UÇK-së, Dritan Goxhaj.
Ky i fundit ka pretenduar para Gjykatës se ka mbrojtur vendin e tij Kosovën “me zemër dhe me penë”
“Nuk kam kryer asnjë shkelje ligji, por po më ekstradoni që t’i bëni qejfin Serbisë”, raportohet të ketë thënë ai para trupës gjykuese.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe avokati i tij duke pretenduar se arrestimi i Goxhajt është tërësisht politik.
Kujtojmë se më herët, Gjykata e Hagës ka kërkuar ekstradimin e ish-anëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pasi ky i fundit akuzohet se ka kërcënuar dëshmitarët e luftës së Kosovës që të mos flasin për gjyqin që po bëhet në Hagë.












