
Pas zhvillimeve të mëngjesit të sotëm për aferën me rezerva shtetërore, ku tre persona përfunduan në pranga, ka reaguar edhe deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Haxhiu ka shkruar se motoja e LVV-së është “Bukë e Zemër e Drogë” – e dokumentuar me fakte korruptive, dallavere e shpiunazha për krerët e UÇK-së.
Sipas Haxhiut hajnat duhet të shkojnë në burg dhe i është drejtuar Vetëvendosjes se boll e mashtruar popullin me kauza të rrejshme.
“Boll e mashtruat popullin me kauza të rrejshme për veriun. Ju dolën dallaveret edhe nga ai ashensori i fshehtë i sekserit të Kurtit, Ridit. Hajde Ridi shprehu, trego kush është Albini.” – shkruan ndër të tjera Haxhiu.
Postimi i plotë i tij:











