Një person është arrestuar dje nga Policia e Kosovës pas dyshimeve se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur.
Plumbat dyshohen se janë shkrepur në Fshatin Mramor, ndërsa pas kontrollimit të bërë është sekuestruar një pistoletë me tre fishekë.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pas rasteve të fundit, Policia e Kosovës ka filuar aksionet e kotrollimit të veturave në qytete të ndryshme të Kosovës.












