
Problemet me parat e falsifikuara po vazhdojnë të jenë ende një problematikë e pazgjedhur për qytetarët.
Ata vazhdimisht po përballen me raste të tilla. Së fundi në Polici është raportuar se edhe një person ka qenë viktimë e falsifikimit.
Ai ka dorëzuar një kartëmonedhë e cila dyshohet të mos jetë e vertetë.
Sipas raportit policor, kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminime të mëtutjeshme. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.












