Para se Kuvendi të shkonte në pushim, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte iniciuar një mocion mosbesimi, duke u bërë thirrje edhe partive opozitare mbështetje, në mënyrë që ta rrëzonin Qeverinë.
Por, si do të veprojë AAK me fillimin e sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës?
Lidhur me këtë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, thotë se luten që ky mocion do të marrë epilogun e duhur, sapo të nisë sesioni vjeshtor.
Ai thotë se po ta kuptonin edhe të tjerët sikur AAK këtë mocion, sot nuk do të kishte kaq shumë pasoja katastrofale nga qeveria.
“Sikur ta kishin kuptuar mocionin e mosbesimit të qeverisë, edhe të tjerët sikurse ne, sot nuk do të përballeshim kaq shumë me pasojat katastrofale te një qeverisje të papërgjegjshme. Lutemi që me fillimin e sezonit vjeshtor ky mocion do të merr epilogun e duhur”, deklaron Besnik Tahiri, – shef i GP të AAK-së.
Ndërsa, sa i përket arrestimeve që u bënë të premten për aferën me rezervat shtetërore, nga LDK kanë thënë për Gazeta Blic se do të kërkojnë Komision Hetimor.













