Shtëpia e Botuese “Luarasi” i ka reaguar zv/ministrit të MASHTI-it, Taulant Kelmendit ku ky i fundit tha se këtë vit kanë pranuar oferta të paarsyeshme për libra, raporton GazetaBlic.
Kjo shtëpi botuesee thotë se MASHTI po dezinformon oponionin, ku sipas tyre me gënjeshtra tenton të fshehë dështimin e ministres dhe kabinetit të saj për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore.
Postimi i plotë:
JA SESI MASHTI DEZINFORMON (HELMON) OPINIONIN!
Shihni postimin e mbrëmshëm të zëvendësministrit të MASHTI-t lidhur me furnizimin me tekste të nxënësve për vitin e ri shkollor.
1. MASHTI me gënjeshtra tenton të fshehë dështimin e ministres dhe kabinetit të saj për furnizimin e nxënësve me tekste shkollore. Shihni në foto: çmimi i Fizikës 9 dhe Matematikës 3 tregojnë se këto çmime janë të viteve të kaluara, sepse këto dy tekste as që kanë qenë/ as që janë në tenderin që është duke u negociuar për shtatorin e këtij viti.
2. Këto janë oferta të vitit të kaluar, të cilat tashmë MASHTI, me nënshkrim të ministres Nagavci, i ka pranuar. Pra, të nderuar qytetarë, mirë a keq, këto çmime tashmë janë pranuar dhe paguar nga ministrja Nagavci.
3. Sikur të thoshte MASHTI, kam gabuar që kam paguar libra me çmime kaq të larta, prandaj sivjet nuk do të paguaj më; kjo do të ishte në rregull. Por, jo! Ministrja nuk është duke pranuar vonesën e shkaktuar nga ajo dhe kabineti i saj, prandaj gënjen dhe tenton që fajin ta hedhë te të tjerët.
4. Ideja anarkike, për furnizim të nxënësve me tekste, e pambështetur në asnjë dokument – nuk do të duhej të kaloj, së paku për këtë vit, sepse nuk ka bazë ligjore dhe nuk është e strukturuar.













