Shefja e kabinetit në Komunë të Leposaviqit, Shqipe Latifi, ka njoftuar se kanë pranuar kërkesë në lidhje me mungesën e ujit të pijes në fshatrat e banuara me shqiptarë, Bistricë, Cerajë e Koshtovë, raporton gazeta online Veriu.info
Latifi bëri të ditur se ndërprerja e ujit erdhi për shkak të djegies së pompave në stacionin e burimit në Bistricë.
Lidhur me këtë, Latifi shtoi se kanë kërkuar nga KRU Mitrovica që në afatin sa më të shkurtër të investohet në blerjen e pompave të rreja dhe në rregullimin e furnizimit me rrymë nga burimi.
Përmes një postimi në Facebook, ajo njoftoi se ndaj kësaj kërkese kanë pranuar përgjigje pozitive, dhe se i është thënë që KRU Mitrovica do ta bëjë të pamundurën për t’iu dalë në ndihmë banorëve të komunës së Leposaviqit, duke i informuar se pompat do të kushtojnë gjithsej 6,000 euro.












