Një 70-vjeçar ka ndërruar jetë në bjeshkët e Gramës, pasi është goditur nga rrufeja.
I moshuari R.K., rreth 70 vjeç po kulloste bagëtitë, kur u godit nga rrufeja rreth orës 15:30.
“Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër të Shqipërisë, shtetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.
Sipas policisë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /TCH












