Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Disa kanë pritur greva, por a po shihni çfarë po ndodh o njerëz?

24/08/2023 - 16:55
në Opinione
A A
Disa kanë pritur greva, por a po shihni çfarë po ndodh o njerëz?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Rrahman Jasharaj

Më pyetën natyrshëm disa medie se a do të ketë greva në fillim të këtij viti shkollor dhe unë e thash, si gjithmonë, të vërtetën se për veprime sindikale vendos anëtarësia dhe unë duke u bazuar në besimin që kam te shumica e anëtarësisë do t’i lus që të fillojmë vitin shkollor sepse dialogu bëhet me njerëz që dinë detyrën e obligimin e tyre, e kur mungon dialogu mund të bësh protesta e greva ndaj një qeverie që është në nivel të detyrës.

Greva nuk do të ketë në këtë fillim të vitit shkollor dhe ky është lajm i keq për Kurtin e për Nagavcin. Po të kërcënonim ne me greva ata do të kënaqeshin sepse do të harrohej vaji, gruri , milionat për energjinë ne veri, çerdhet e pa nisura, po edhe lojërat e këqija të Hekuranit për ndryshimet në Ligjin për skemat pesinonale. Madje, do të harroheshin edhe deklaratat e një mërgimtari që në vitet 90-ta nuk ishte në flakë e grushte këtu dhe tani kërkon ë të ribotohet libri I shenjtë e të hiqet emri i pejgamberit të fundit e të zëvendësohet me emrin e mbiemrin e Albin Kurtit, këtij që kurrë asgjë nuk bëri mirë për arsimin, lirinë e për atdheun e njerëzit në këtë nënqiell. Një tjetër qytetar u mundua të zëvendësoj Zhujë Selamin në këngën e tij që këndohet nëpër dekada me Albinin.

Këto deklarime nga dy a tre mërgimtar dhe thirrjet në Parlament , po nga disa mërgimtarë “Albin, Albin” e trimëruan Albinin, i cili pastaj, si pejgamber, deklaroi se Tetova e Prizreni në qiell kanë qenë bashkë, por tokë u ndanë. Hoxhallarët

nuk thirren protesta kundër këtij deklarimi dhe po ua lë në fytyrën e tyre. Gazetar Vullnet dhe gjithë ju gazetarët bashkë me sindikatat e do të tjerë bëhuni gati se po kritikoni , jo njeriun thjeshtë ,po individin që po zëvendëson pejgamberin dhe Zhujë Selmanin . Kujdes. Punëtorët e arsimit po presin që zonja Nagavci të kryej seancat gjyqësore

bashkë me ministrin Murati pa presionin se do të ketë greva. Po presim, që pas gjithë proceseve gjyqësore Ministrja, që po i ikin zëvendësministrat t’i kthehet një ditë problemeve në arsim. Po presim që Kryeministri pasi të kryej obligimet

atdhetare në Greqi e Maqedoninë e Veriut të kthehet në problemet e popullit të

tij. Po presim që hoxhallarët e priftërinjtë t’ia heqin me hajmali frikën se sindikatat me opozitën e mediet po punojnë për të hequr nga kolltuku .Po presim deri kur të kthehen deputetët nga pushimi e diaspora në Evropë se veprimet sindikale bëhen ku ka shtet dhe demokraci, por edhe kur individi kthehet në mit dhe cenon vazhdimisht lirinë e njerëzve . Të bëjmë greva kemi një mijë e një arsye, por s’kemi kujt t’i bëjmë.

SBASHK,

Kryetari Rrahman Jasharaj

JU REKOMANDOJMË

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?

Ndarja territoriale. A ka ardhur koha ta zhdukim jugun dhe veriun?
10/08/2026 - 11:06

Shkruan Ben Blushi Unë jam gjithmonë pro ndarjes territoriale. Duke lëvizur nga një vend në tjetrin, njerëzit i ndryshojnë kufinjtë ekonomikë, politikë dhe administrativë. Në 2000 vjetët e...

Më shumëDetails

Prej 6 gushtit deri pas 5 tetorit – Kush e ka kohën dhe kujt i duhet marrëveshja?

Prej 6 gushtit deri pas 5 tetorit – Kush e ka kohën dhe kujt i duhet marrëveshja?
05/08/2026 - 23:55

Takimet e fundit mes LVV-së dhe LDK-së zgjatën disa orë. Marrëveshja, megjithatë, mund të thuhej se kishte dështuar para se delegacionet të hynin në sallë. LDK-ja erdhi me...

Më shumëDetails

Kosova dhe pa(fundi) i krizave

Baba i bashkimit kombëtar apo i asociacionit
03/08/2026 - 15:38

Shkruan Bekim Çollaku Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit 2026 e përcaktuan qartë renditjen e forcave politike, por nuk prodhuan një shumicë për qeverisje të njëanshme. Nga...

Më shumëDetails

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
01/08/2026 - 13:17

Shkruan: Baton Haxhiu Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK nuk është historia e një votimi të fituar. Është historia e një partie që edhe një herë zgjodhi ta...

Më shumëDetails

Col Mehmeti: Nuk është ‘Lule Gjeli’, është Sysoevi, Moska dhe Rusia

Col Mehmeti: Nuk është ‘Lule Gjeli’, është Sysoevi, Moska dhe Rusia
31/07/2026 - 09:44

Shkruan: Col Mehmeti E shpjeguar shkurt e shqip, gazetari rus Gennady Sysoev e sajoi një keqinterpretim mbi përmbajtjen e tekstit që pritej të lindte Marrëveshjen e Washingtonit. Atë...

Më shumëDetails

E-gjeli i pushtetit të Kurtit: makineria e iluzioneve që prodhon fitore virtuale, por humbje reale për Kosovën

E-gjeli i pushtetit të Kurtit: makineria e iluzioneve që prodhon fitore virtuale, por humbje reale për Kosovën
28/07/2026 - 23:55

Shkruan: Visar Duriqi Mbrojtja e kësaj çmendurie digjitale përmes ushtrive fantazmë, profileve të rreme dhe lidhjeve të dyshimta mediatike ka krijuar një realitet paralel në Kosovë. Por ndërsa...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nesër, ora e parë e mësimit në shkollat e Prishtinës i kushtohet dhunës ndaj grave

    Salihu: 3,101 mësimdhënës, me vendim të Qeverisë, këtë vit do të mbesin jashtë listës së pagave

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Gjyqtari Gashi u arrestua në motel, dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë, ja sa shitet sot nafta

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Çka është kjo veshje?” – Kadrijaj kritikon Pacollin, kjo e fundit i kundërpërgjigjet me ironi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë